16.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetSHIFRAT - Si po reflektohet rënia e euros te kursimet e shqiptarëve

SHIFRAT – Si po reflektohet rënia e euros te kursimet e shqiptarëve

Rënia drastike e monedhës Euronë tregun shqiptar ka nisur të pasqyrohet te depozitat në valutë në sistemin bankar.

Ndërsa kishin shënuar rritje dyshifrore gjatë gjysmës së dytë të vitit të shkuar, si dhe në fillim të këtij viti, depozitat në valutë kanë shënuar rënie në muajin prill.

Totali i tyre ka rënë në 817 miliardë lekë në fund të prillit, nga 848,3 miliardë në janar të këtij viti.

Rënia kishte nisur që në mars, por në formë më të dukshme është shfaqur në muajin prill me individët që kanë shënuar edhe tkurrjen më të dukshme.

Nga 203,4 miliardë lekë në janar të këtij viti, ato kanë rënë në 203,4 miliardë në muajin prill, raporton “SCAN”.

Ndryshimi korrespondon me rënien rekord që ka shënuar monedha e përbashkët evropiane gjatë muajve të fundit.

LEXO EDHE: Bie sërish poshtë 107 lekëve/ As ndërhyrja e BSH nuk e ngre dot Euron, Dollari prek vlerën më të ulët në 12 vjet

Ndërkaq deri në tremujorin e parë të këtij viti, depozitat në valutë kanë qenë edhe një faktor rritje, me depozitat në lekë që shënuar një rritje modeste.

Sipas treguesve zyrtarë, depozitat në sistemin bankar kanë shfaqur rritje vjetore me 9.6%, nivel ky i ngjashëm me rritjen mesatare të shënuar në gjysmën e dytë të vitit 2022.

Kjo ecuri reflekton rritjen e ngadaltë të depozitave në lekë (2.9%), ndërkohë që depozitat në valutë kanë vijuar të rriten me norma dyshifrore për tremujorin e parë të vitit (15.7%).

Duhet theksuar gjithësesi, se zgjerimi i ngadaltë i depozitave në lekë është ndikuar nga zhvendosja e kursimeve të individëve drejt investimeve në letrave më vlerë të qeverisë, kthimet nga të cilat janë rritur ndjeshëm më shpejt se ato të depozitave.

Ndërkohë që për tre muajt e parë, struktura e fondeve të bankave vijoi të zhvendoset drejt atyre në valutë, të cilat përbëjnë rreth 54.1% të totalit, ose 1.2 p.p. më shumë se e njëjta periudhë një vit më parë.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat