20.5 C
Tirana
Saturday, April 27, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetÇfarë duhet të bëjë Policia shqiptare me automjetet me targa ruse dhe...

Çfarë duhet të bëjë Policia shqiptare me automjetet me targa ruse dhe bjelloruse që futen në Shqipëri?

Anëtarësimi i Bjellorusisë dhe Rusisë në Këshillin e Byrove të Siguruesve Motorikë do të pezullohet më 30 qershor 2023.

Ndërkohë marrëdhëniet e Bjellorusisë me vendet europiane anëtare të Byrosë së Kartonit Jeshil janë ndërprerë tashmë prej datës 1 qershor.

Policat e “Kartonit Jeshil” të lëshuara nga kompani sigurimi bjelloruse nuk do të vlejnë më as në Shqipëri ndaj detyra e Policisë së Shtetit është të ndalojë futjen në territor shqiptar të çdo mjeti me targa ruse ose bjelloruse që nuk pret më parë siguracionin “Polica Kufitare” në Shqipëri.

LEXO EDHE: Si i përballon sistemi i “Kartonit Jeshil” sfidat që shkaktoi lufta në Ukrainë

Sistemi i Kartonit Jeshil ka 48 anëtarë, kryesisht shtete europiane por edhe disa shtete që kufizohen nga deti Mesdhe dhe Irani.

Me siguracionin “Karton Jeshil” ju mund të udhëtoni të qetë në këto shtete:

Belgjikë, Zvicër, Republika Çeke, Danimarkë, Francë, Finlandë, Mbretëri e Bashkuar, Greqi, Irlandë, Luksemburg, Norvegji, Holandë, Suedi, Sllovaki, Gjermani, Itali, Spanjë, Hungari, Portugali, Serbi, Austri, Poloni, Turqi, Rumani, Izrael, Marok, Tunizi, Islandë, Bullgari, Maltë, Estoni, Kroaci, Slloveni, Maqedoni e Veriut, Bosnje Hercegovina, Andorra, Qipro, Moldavi, Ukrainë, Letoni, Bjellorusi, Lituani, Rusi, Mali i Zi, Azerbajxhan. /Sigurime.online

LEXO EDHE: Edhe mekanikun, edhe mjekun kudo me vete/ Jetoni plotësisht çdo udhëtim jashtë Shqipërisë me “Karton Jeshil” nga SIGAL UNIQA

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat