Një aksident i rëndë është regjistruar pak minuta më parë në Tiranë, në aksin rrugor Pallati me Shigjeta-TEG.
Paraprakisht mësohet se dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën.
Siç shihet në pamje e mëposhtme, një prej drejtuesve të automjeteve ka mbetur i plagosur rëndë.
Ai mund të shihet në pamje pa ndjenja në timon, ndërsa ekipet e emergjencës i vijnë në ndihmë.
Burime paraprake nga policia e Tiranës, thonë se i plagosuri është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Aksidenti krijoi radhë të gjata automjetesh në këtë aks. Sa i përket rrethanave autoritetet policore ndodhen në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur punën për zbardhjen e tyre.