Alfonso Kola, 33-vjeçari shqiptar që u godit me thikë mbrëmë jashtë një lokali në Calcinato, ka ndërruar jetë gjatë natës.
Burri kishte mbërritur në spital dhe nuk mbijetoi, pavarësisht se i ishte nënshtruar një operacioni delikat.
Një person është në arrest për vrasjen. Bëhet fjalë për Petrit Gega, 52 vjeç, bashkatdhetar i viktimës , që dyshohet se ishte sulmuesi i tridhjetë vjeçarit dhe u ndalua nga karabinierët pasi ishte arratisur.
Sipas asaj që shkruajnë mediat italiane e gjithë ngjarja ndodhi pas një sherri para një lokali të zonës për motive ende të panjohura.
I riu shqiptar u gjet i gjakosur në mes të rrugës nga kalimtarë që njoftuan autoritetet. Ai u dërgua në gjendje të rëndë në spital dhe pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve nuk mundi t’i mbijetojë plagëve dhe ndërroi jetë.