Nga 1 Qershori tatimi mbi pagat do të llogaritet me një formulë të re. Kështu, më shumë se 58 mijë të punësuar do të përfitojnë shtesë në pagën e muajit Qershor, për shkak të zerimit të normës tatimore për për pagat nga 0-50,000 lekë.
Me ligjin e aplikuar deri më tani, kufiri i pagave të patatueshme ishte në 40 mijë lekë dhe 6.5% të shumës mbi 30,000 lekë për pagat nga 30-50,000 lekë.
Tashmë norma tatimore prej 6.5% është hequr, duke bërë që punonjësit që paguhen nga 40-50 mijë lekë të përfitojnë shtesë mbi pagë që varion nga 650 lekë deri në 1300 lekë/muaj për secili kufi. Edhe pse kjo masë pritej të hynte në fuqi në muajin Janar, ka kaluar dhe është botuar në Fletoren Zyrtare si pjesë e ligjit të tatimit mbi të ardhurat.
Në kufirin 40-50 mijë lekë janë afro 58,000 punonjës përfitues. Ndërkaq, me ligjin e ri përfitues do të jenë edhe të punësuarit me paga 50-60,000 lekë. Pasi tatimi mbi pagën do të llogaritet 13% e shumës mbi 35,000 lekë. Pra në këtë rast paga e tatueshme do të jetë 25,000 lekë.
Ndërsa për individët me paga mbi 60 mijë lekë nuk do të ketë ndryshime në taksim, pasi formula do të qëndroje e njëjtë, 0 tatim deri në kufirin 30,000 lekë, 13% shumës mbi 30 mijë lekë deri në 200 mijë lekë, dhe 23% për pagat mbi 200 mijë lekë.
Sipas ligjit të zbatuar deri më tani, tatimi për individët që paguheshin nga 50 mijë-200 mijë lekë, llogaritej zero 30 mijë lekë dhe 13% e shumës mbi 30 000 lekë. Për pagat mbi 200 mijë lekë, aplikohej norma tatimore 23%.