Shqipëria do të presë rreth 800 avionë charter me turistë gjatë sezonit të verës. Rritja është e konsiderueshme nëse e krahasojmë me një vit më parë, ndërsa destinacionet të larmishme.
Kreu i Unionit Turistik Shqiptar Rrahman Kasa shprehet se turizmi i organizuar po njeh zgjerim.
“Ka rritje me 40% më shumë, deri më tani kanë ardhur 6-7 fluturime avion charter, për të filluar më pas me një fluks më të madh deri më 10 tetor”, ka thënë ai.
Pavarësisht se turizmi i organizuar po kthehet në një trend , turistët individual vijon të mbajë peshë kryesore. Në jug të vendit ka pasur fluks të turistëve nga vende të ndryshme të Europës.
Ndërkohë media ndërkombëtare vijojnë ti kushtojnë vëmendje turizmit në Shqipëri. Së fundmi e përditshmja spanjolle “El Diario” i ka kushtuar një artikull të gjatë bukurive natyrore në Shqipëri.
Në artikull media spanjolle rendit se disa prej arsyeve pse duhet vizituar Shqipëria janë natyra e larmishme, trashëgimia kulturore dhe arkitekturore apo qytetet me histori të pasur.
LEXO EDHE: Mirë se vini në Shqipëri/ SIGAL ONLINE, siguracionet që ju nevojiten në celularin tuaj