13.5 C
Tirana
Thursday, April 25, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet800 chartera gjatë verës/ Operatorët turistikë rritje me gati 40 % krahasuar...

800 chartera gjatë verës/ Operatorët turistikë rritje me gati 40 % krahasuar me një vit më parë

Shqipëria do të presë rreth 800 avionë charter me turistë gjatë  sezonit të verës. Rritja është e konsiderueshme nëse e krahasojmë me një vit më parë, ndërsa destinacionet të larmishme.

Kreu i Unionit Turistik Shqiptar Rrahman Kasa shprehet se turizmi i organizuar po njeh zgjerim.

“Ka rritje me 40% më shumë, deri më tani kanë ardhur 6-7 fluturime avion charter, për të filluar më pas me një fluks më të madh deri më 10 tetor”, ka thënë ai.

Pavarësisht se turizmi i organizuar po kthehet në një trend , turistët  individual vijon të mbajë peshë kryesore. Në jug të vendit ka pasur fluks të turistëve nga vende të ndryshme të Europës.

Ndërkohë  media ndërkombëtare vijojnë ti kushtojnë vëmendje turizmit në Shqipëri. Së fundmi e përditshmja spanjolle “El Diario” i ka kushtuar një artikull të gjatë bukurive natyrore në Shqipëri.

Në artikull media spanjolle rendit se disa prej arsyeve pse duhet vizituar Shqipëria  janë natyra e larmishme, trashëgimia kulturore dhe arkitekturore apo qytetet me histori të pasur.

LEXO EDHE: Mirë se vini në Shqipëri/ SIGAL ONLINE, siguracionet që ju nevojiten në celularin tuaj

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat