8.5 C
Tirana
Thursday, November 21, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetTregu i sigurimeve rritet me 19%/ Turizmi nxiti sigurimin kufitar

Tregu i sigurimeve rritet me 19%/ Turizmi nxiti sigurimin kufitar

Tregu i sigurimeve u rrit me afro 19.3% në 8 muajt e parë të vitit, krahasuar me të njëjtën periudhë të 2020-ës.

Sipas të dhënave të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit për periudhën janar-gusht 2021 kapën vlerën 12,6 miliardë lekëve, ose 19.28% më shumë.

Gjatë periudhës janar-gusht 2021, numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 745 me një rritje prej 22.2 % krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Ndërkohë, për shkak të sezonit turistik dhe lëvizjes së qytetarëve, Sigurimi Kufitar, në 8 mujor, pati një rritje me 156.47% të vëllimit të primeve të shkruara bruto krahasuar me periudhën janar-gusht 2020. Edhe numri i kontratave u rrit me 185.86%.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat