Një polic është vrarë me armë zjarri në Lezhë. Viktimë ka mbetur efektivi 44-vjeçar Saimir Hoxha në zonën e Ishullit.
Ai ishte pjesë e patrullës së Policisë që kontrollonin për kultivimin e kanabisit në zonën e Lezhës me postin nën/komisar.
Një i dyshuar është shpallur në kërkim me inicialet A.R.