14.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetSot, Dita Ndërkombëtare e Mjekëve/ Pse bluzave të bardha i nevojitet "Sigurimi...

Sot, Dita Ndërkombëtare e Mjekëve/ Pse bluzave të bardha i nevojitet “Sigurimi i Përgjegjësisë Profesionale”

30 Marsi është Dita Ndërkombëtare e Mjekëve.

Kjo ditë u krijua për të njohur mjekët, punën e tyre dhe kontributet e tyre në shoqëri dhe në komunitet.

Iniciatori i kësaj dite ishte Organizata Botërore e Shëndetësisë (WHO) dhe organizata humanitare “Mjekët pa Kufij”.

Filozofi i lashtë grek. Sokrati argumentonte se tre profesione janë dhuratë nga Perëndia: gjykatësi, mësuesi dhe mjeku. Ndaj në çdo periudhë, profesioni i “bluzës së bardhë” ka qenë mes më të nderuarve dhe respektuarve.

Mjekët janë heronjtë e ditëve më të vështira dhe të pazëvendësueshëm për jetën e njeriut në çdo moment.

PSE ÇDO MJEKU I NEVOJITET “SIGURIMI I PËRGJEGJËSISË PROFESIONALE”

Gabimi është njerëzor. Madje edhe mjekëve më të mirë iu ndodh të gabojnë.

Ka gabime që kalohen shpejt. Por ka edhe gabime që kushtojnë shtrenjtë. Edhe financiarisht.

Ndaj kompanitë e sigurimeve, mes shumë produkteve që ofrojnë, kanë edhe një produkt që i dedikohet pikërisht këtyre gabimeve, “Sigurimi i përgjegjësisë Profesionale”.

Ky sigurim ofrohet për të mbuluar të siguruarin në rast dëmtimesh që ai i shkakton shëndetit ose pronës së të tretëve si pasojë e neglizhencës gjatë ushtrimit të veprimtarisë së tij profesionale ose gjatë këshillimit të të tretëve.

“Sigurimi i Përgjegjësisë Profesionale” luan një rol të rëndesishëm në ekonomi dhe shoqëri. Ai i mbron mjekët në këtë rast nga humbjet që mund të mos jenë në gjendje t’i paguajnë duke siguruar një mekanizëm, përmes të cilit palët e treta përfitojnë kompensim për dëmet që u janë shkaktuar.

Por përveç mjekëve, ky është një siguracion, i hartuar edhe për profesione të tjera si:

  • Arkitektë
  • Inxhinierë
  • Avokatë
  • Noterë
  • Infermierë
  • Dentistë
  • Farmacistë
  • Vlerësuesit e pasurive të paluajtshme
  • Agjentët e sigurimit dhe këshilltarët e investimeve etj.

Duaje profesionin tënd por edhe siguroje atë…Vetëm me SIGAL UNIQA Group Austria

Për çdo pyetje, mund shkruani në:

Whatsapp: 068 606 2829

E-mail: [email protected]

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat