0.5 C
Tirana
Monday, November 25, 2024
spot_img
Faqe KryesoreEkonomiA janë bankat më pak të sigurta për shkak të Instagram dhe...

A janë bankat më pak të sigurta për shkak të Instagram dhe TikTok?

Nga BBC

Dinamika kishte evoluar me vështirësi, kur në vitin 2007, Northern Rock pati tërheqje të shumta parash nga degët e saj, duke paralajmëruar fillimin e krizës financiare globale 2007-’08.

Një vit më pas, kur Bradford & Bingley u përballën me telashe, Banka e Anglisë kishte vendosur vëzhgues jashtë degëve të bankës, por u qetësuan që nuk panë radhë të tilla.

Por, dinamika e rrjedhjeve bankare duket se po evoluon – dhe largimi i panikut mund të bëhet më i vështirë.

 

Si do të ishte kriza financiare 2007-’08 në epokën aktuale të Twitter, Facebook, Instagram dhe TikTok?

Kjo pyetje tani mund të jetë duke marrë përgjigje pa dashje dhe jo plotësisht pozitivisht, për shkak të shqetësimeve aktuale bankare.

Banka e Silicon Valley përjetoi tërheqjen më të shpejtë në historinë e sistemit bankar në SHBA, sipas kreut të Bankës Qendrore Amerikane, Jerome Powell.

Zëvendëskryetari i tij, Michael Barr, i tha Senatit të SHBA dje se “në mediat sociale filloi të flitej shumë për tërheqjen e parave dhe depozituesit e pasiguruar vepruan shpejt”, duke tërhequr fondet e tyre “me një normë të jashtëzakonshme prej 40 miliardë dollarësh brenda një dite.”

Të nesërmen SVB parashikoi “dalje edhe më të mëdha” dhe kështu “mbizotëroi paniku midis depozituesve të mbetur të SVB”.

Këto janë shuma krejtësisht të mëdha. ‘Infektimi’ ishte ndërkontinental.

Banka e Anglisë u tha deputetëve të hënën se SVB UK, kishte humbur 3 miliardë £, ose 30% të bazës së saj të depozitave në një ditë.

Guvernatori Andrew Bailey tha në fillim të kësaj jave: “Një nga mësimet që duhet të marrim nga Silicon Valley Bank, dhe nuk është shembulli i vetëm, është shpejtësia me të cilën mund të zhvillohen ngjarjet në epokën e mediave sociale.

Dhe mësimi tjetër është se epokën e bankingut dixhital, shpejtësia me të cilën mediat sociale mund të ‘përkthehen’ (shkaktojnë) humbje.”

Ai vuri në dukje ndryshimin e rregulloreve për sigurinë bankare, për të parë nëse ato “përputhen me atë lloj dinamike që po ndodh”.

Dinamika është një kombinim i bankingut të çastit në internet (instant internet banking) dhe mediave sociale, që do të thotë se një sistem i ndërtuar mbi besueshmërinë dhe besimin, tani është më i brishtë. Mendoni grupet e WhatsApp ose Slack, duke këshilluar kompanitë në të cilat kanë investuar, të tërheqin të gjitha paratë e tyre.

Dhe ndërsa SVB kishte dinamikën e saj të veçantë, ku depozituesit ishin të përqendruar në një industri, dhe me shumicën e depozitave që nuk mbulohen nga mbrojtjet normale të kursimtarëve, këto shqetësime janë më të gjera.

Një kërkim i #bankrun në mediat kryesore sociale gjatë dy javëve të fundit, zbuloi një gamë të gjerë shifrash, që këshillonin njerëzit të tërhiqnin paratë e tyre nga institucione të ngjashme.

Një pjesë e kësaj u mbyll në mosbesimin e “ekspertëve” të zakonshëm, kundrejt besimit në kriptomonedhë. Një pjesë e suksesit të Bitcoin, dhe kriptos në përgjithësi, ka qenë skepticizmi ndaj bankingut normal.

Ky është tani një komunitet i zëshëm dhe i dukshëm në internet, i cili nuk ishte i pranishëm gjatë krizës financiare të vitit 2008.

Si përfundim është e arsyeshme të mendohet se një mjedis i ulët besimi i krijuar në mediat sociale, ka ndikim në brishtësinë e një sistemi të ndërtuar mbi besimin.

Nga ana tjetër, mund të kërkohet një përgjigje rregullatore. Rregullorja aktuale duket se do të ndryshojë, por ana tjetër e kësaj do të thotë, që bankat mund të mos jenë në gjendje të japin aq shumë hua në ekonomi.

Ndoshta ky është një reagim i tepruar ndaj rastit shumë të veçantë të SVB. Është një veprim balancues i kujdesshëm.

Por, mënyra se si ne llogarisim sigurinë e bankave mund të ndryshojë shpejt si rezultat i “Insta-run” të këtij muaji.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat