14.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetNdryshimet klimatike shtojnë rrezikun nga katastrofat/ Zjarre masive në Spanjë, ende pa...

Ndryshimet klimatike shtojnë rrezikun nga katastrofat/ Zjarre masive në Spanjë, ende pa ardhur vera… E keni siguruar pronën tuaj?

Ende pa ardhur stina e verës, zjarre masive kanë pushtuar pyjet e Spanjës.

Një vatër masive e shpërthyer pak ditë më parë në rajonin e Valencias shkrumboi mbi 4 mijë hektarë pyje dhe bimësi në këtë zonë, duke detyruar më shumë se 1500 banorë të braktisin shtëpitë e tyre.

Autoritetet njoftuan këtë të shtunë se me ndërhyrjen e 500 trupave të zjarrfikësve, të cilëve u erdhën në ndihmë 20 avionë dhe helikopterë, u arrit që vatra e madhe të vihej nën kontroll, duke ndaluar përparimin e mëtejshëm. Erërat e forta ishin faktori kryesor që ndihmuan në përhapjen e shpejtë të flakëve.

Studimet tregojnë se ngrohja globale bëri që dimri që kaloi të ishte i thatë në mënyrë të pazakontë në shumë rajone të jugut të Europës.

Nisja më herët se sezonet e kaluara të vatrave të zjarrit ngjall frikën e ripërsëritjes së katastrofës së vitit të kaluar kur gjatë verës u dogj dyfishi i mesatares së hektarëve që digjen çdo vit.

Ndryshimet klimatike nuk po kërcënojnë thjesht Europën, por edhe Shqipërinë

Sipas parashikimeve, i gjithë kontinenti do të përballet me përmbytje dhe zjarre, qoftë edhe me ngrohjen në nivelin më të ulët që është parashikuar nga ekspertët, ndërkohë që Marrëveshja e Parisit parashikon kufizimin e ngrohjes globale në jo më shumë se 1.5-2 gradë nga niveli para-industrial.

Për këto dhe shumë arsye të tjera, ekspertët e sigurimeve kanë kërkuar ndërgjegjësimin e qytetarëve që të sigurojnë shëndetin dhe pronën, si mënyra më e mirë për ti dalë përpara të keqes.

Ne nuk duhet të presim që zjarri, uji apo tërmeti të na mbërrijë tek dera dhe më pas të rrimë dyerve të institucioneve shtetërore për ndihmë, por duke qenë të siguruar privatisht, për çdo dëm që pësojmë kompensohemi në vlerën reale dhe në kohë sa më të shpejtë.

SIGAL UNIQA Group Austria, kompania lider e sigurimeve në Shqipëri dhe rajon vjen për qytetarët me paketat më të mira të sigurimit dhe garanci të niveleve europiane.

Mbrojeni pronën tuaj nga humbja, dëmtimi apo shkatërrimi i pasurisë së siguruar në mënyrë të papritur, të paparashikuar apo aksidentale si pasojë e:

–  Zjarrit

–  Rrufesë

–  Eksplozionit

–  Rënia e objekteve fluturuese

Këtij sigurimi mund ti shtohet edhe mbulim nga rreziqe shtesë si:

–  Tërmeti

–  Breshëri

–  Përmbytja

–  Stuhia, etj.

Sipas AMF, në portofolat e Pronës, Përgjegjësive, Garancive të cilat gjatë muajit janar 2023 siguruan mbi 351 milionë lekë të ardhura në total, vendin e parë e zunë Zjarri dhe Dëmtime të Tjera në Pronë me rreth 55.71%, të pasuara nga sigurimi i Përgjegjësisë së Përgjithshme me 37.19% të totalit.

Në portofolin sigurimi nga Zjarri dhe Forcat e Natyrës, gjatë muajit janar 2023, vihet re një rritje prej 43,7% e vëllimit të primeve të shkruara bruto të këtij portofoli dhe një rritje me 13.95% e numrit të kontratave të sigurimit, krahasuar me periudhën janar 2022.

Sa i përket kompanive që operojnë në tregun shqiptar të sigurimeve, SIGAL UNIQA Group Austria rënditet e para sa i përket vendit që ze në treg.

Nëse në janar 2022, SIGAL UNIQA zinte 37,89% të tregut, në janar 2023 ze 50,46% të tij.

Në vlera konkrete, në janar 2022 SIGAL UNIQA numëronte 51,612,000 prime bruto, ndërsa në janar 2023 numëron 98.793,000 prime bruto të shkruara.

LEXO EDHE: Zjarri shkatërron magazinën në Pogradec/ Rasti i ngjashëm në Durrës dhe si u dëmshpërblye biznesmeni

Sigurimet e Pronës, një klik larg

Siguracionin e Pronës per banesat tashmë mund ta blini kudo që të ndodheni. Në makinë, në shtëpi, në një takim, në zyrë apo edhe në një bar kafe. Mjafton vetëm një celular apo një laptop dhe çdo shërbim që lidhet me sigurinë e pasurisë suaj, është vetëm një klikim larg.

Hyni në https://sigal.com.al/online/  dhe blini direkt nga celulari siguracionet që ju nevojiten. Shpejt, Thjesht dhe Sigurt.

Shtëpia apo biznesi janë investimet tona më të mëdha.  Nëse edhe ti akoma nuk je siguruar, mos prit më. Siguroje tani pronën dhe vijo jetën qetësisht…

LEXO EDHE: Shkodër, digjen gjatë natës 3 makina të parkuara/ Akoma nuk ke KASKO nga SIGAL?!

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat