16.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeNASA zbulon veshjen e re të astronautëve për udhëtimin në Hënë

NASA zbulon veshjen e re të astronautëve për udhëtimin në Hënë

NASA ka prezantuar kostumin e ri hapësinor që do të veshin astronautët në misionet e tyre hapësinore në Hënë gjatë kësaj dekade dhe në vijim. Kostumet e Neil Armstrong dhe kolegëve të misionit “Apollo” gjysmë shekulli më parë, tanimë janë jashtë mode.

NASA synon të dërgojë disa astronautë në Hënë deri në fund të dekadës, dhe për këtë arsye kanë projektuar një kostum hapësinor të ri për udhëtimin. Veshjet për ekspeditën e planifikuar janë më të thjeshta dhe fleksibël. Kostumet e veshura nga Neil Armstrong dhe kolegët e tij, astronautët e misionit “Apollo” gjysmë shekulli më parë janë jashtë modës. Tani kërkohet diçka më e përshtatshme dhe komode për burrat dhe gratë.

Ky prototip i krijuar për gjeneratën e ardhshme u shfaq në Qendrën Hapësinore “Johnson” në Hjuston gjatë një ngjarjeje të organizuar për mediat.

“Kostumet janë të krijuara për t’iu përshtatur një game të gjerë përdoruesish të mundshëm, pra ereth 90% të popullsisë meshkuj dhe femra në SHBA”, tha NASA.

Kostumet që do të vishen nga astronautët në polin jugor hënor do të jenë të bardha sepse kjo është ngjyra më e mirë për të reflektuar rrezet e diellit dhe për t’i mbrojtur ata nga nxehtësia ekstreme.

Shefi i NASA-s, Bill Nelson tha se kostumet e reja hapësinore “do të hapin mundësi për më shumë njerëz për të eksploruar Hënën si kurrë më parë”.

NASA dhe Agjencia Kanadeze e Hapësirës planifikojnë të shpallin katër astronautët e zgjedhur për të fluturuar që në fillim të vitit të ardhshëm në Artemis 2. Ky fluturim, nëse është i suksesshëm, do të hapë rrugën për një ekspeditë të planifikuar të astronautëve Artemis 3 në sipërfaqen hënore – e para ndonjëherë në polin jugor të hënës – më vonë gjatë dekadës.

Kjo do të jetë hera e parë që NASA dërgon një grua në mision. Ndërsa agjencia premton se misionet e mëvonshme “Artemis” do të përfshijnë edhe personin e parë me ngjyrë. Të 12 astronautët e NASA-s që zbritën në Hënë gjatë gjithsej gjashtë misioneve Apollo nga viti 1969 deri në 1972 ishin burra të bardhë.

Programi synon përfundimisht të krijojë një bazë të qëndrueshme hënore si një hap i parë drejt eksplorimit të ardhshëm të Marsit.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat