-1.5 C
Tirana
Monday, November 25, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetVijojnë lëkundjet e tokës në rajon, rradha e Greqisë/ Ende nuk e...

Vijojnë lëkundjet e tokës në rajon, rradha e Greqisë/ Ende nuk e keni siguruar shtëpinë?!

Një tërmet me magnitudë 4.6 ballë është regjistruar pak pas mesnate në zonën e Patrës në Greqi, duke shkaktuar panik te banorët e zonës.

Sipas Institutit Gjeodinamik të Observatorit Kombëtar të Athinës, tërmeti ishte me magnitudë 4.6 të shkallës Rihter, ndërsa thellësia fokale u vlerësua në 12 kilometra.

Njëkohësisht, sekuenca postsizmike ka qenë veçanërisht intensive në orët e fundit, pasi pas “goditjes” prej 4.6 ballë janë regjistruar më shumë se 80 tërmete të tjera.

LEXO EDHE: Rreziku nga tërmetet, rriten shitjet e Sigurimit të Pronës në Stamboll. Po në Shqipëri?

SHQIPËRIA, MES VENDEVE MË TË RREZIKUARA NGA TËRMETET

Sipas Hartës sizmike të publikuar nga Komisioni Sizmologjik Europian (ESC), renditja e vendeve sipas frekuencës dhe amplitudës së nivelit sizmik është: Turqi, Greqi, Shqipëri, Itali dhe Rumani, të cilat ndiqen nga vendet e tjera të Ballkanit.

Në terma praktikë do të thotë që ne jemi në një zonë me aktivitet jo vetëm të theksuar sizmik, por edhe të përhershëm (“të përjetshëm”). Për ta kuantifikuar në formate statistikorë; për çdo vit mund të shfaqen afërsisht 80 mijë tërmete tektonikë, nga të cilat, afro 10 janë shumë të fuqishëm ose ndryshe në çdo afërsisht 20 vite, mund të pritet të bjerë një tërmet i fuqishëm.

Kjo do të thotë që pavarësisht moshës që kemi, cilido shtetas në Republikën e Shqipërisë do të përjetojë të paktën njëherë në jetën e tij një tërmet.

Sigurimi i Shtëpisë nga Tërmeti

Duke pasur sigurimin nga tërmeti, ne:

  • Jemi të qetë psikologjikisht, pasi edhe nëse shteti do të jetë ose jo i përgatitur me financat e tij për t’iu përgjigjur kërkesës për rindërtim të shtëpisë së dëmtuar, ne jemi të sigurt që punimet për ndërtimin e shtëpisë fillojnë menjëherë me fondet e kompanisë së sigurimit.
  • Procedura operacionale është e thjeshtë me kompaninë e sigurimit; me paraqitjen e dokumenteve të cituara në policën e sigurimit fillon procesi i dëmshpërblimit.

Procedura me shtetin është e komplikuar dhe burokrate, sepse i duhet më shumë kohë dhe kapacitete njerëzore në proces; grupet e inspektimit, verifikimit, vlerësimit, përpunimit, aprovimit të kërkesës e më pas të hapjes së fondeve në buxhet, procedurave të tenderimit apo dokumentacioneve për pagesa.

  • Sigurimi nga tërmeti është kontratë ligjore, e cila ka fuqinë për të vendosur pretendimet e palëve në lidhje me respektimin e kushteve dhe termave të saj për gjykim nga palë të treta, si Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare dhe/ose sistemi gjyqësor.

Kjo e bën këtë kontratë më favorizuese për qytetarin, pasi në rast konflikti apo mosmarrëveshjeje me kompaninë e sigurimit ka në anën e “avokatit” të tij Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare e më pas, sistemin gjyqësor.

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat