21.5 C
Tirana
Saturday, April 27, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetSigurimi i Detyrueshëm nga katastrofat natyrore, CEO i SIGAL UNIQA tregon hapat...

Sigurimi i Detyrueshëm nga katastrofat natyrore, CEO i SIGAL UNIQA tregon hapat që duhen ndërmarrë

Tërmetet e fundit në Turqi ishin një nga ngjarjet më katastrofike në pikëpamjen e dëmeve të shkaktuara.

Pamjet nga epiqendrat e lëkundjeve sizmike patën ndikim të madh edhe në vendin tonë ku plagët e tërmetit të 2019-ës janë ende të freskëta. Sepse përveç Turqisë, edhe Shqipëria është një ndër vendet më të rrezikuara nga lëkundjet sizmike.

Fakt ky që vërtetohet edhe nga të dhënat e  shkencëtarëve të Shërbimit Sizmiologjik Zviceran dhe Grupit të Sizmiologjisë dhe Gjeodinamikës në ETH Zyrih.

Ndërkohë, për shkak të pozicionit të saj gjeografik, risiguruesit më të mëdhenj botërorë e kanë vendin tonë me ngjyrë të kuqe në hartat e tyre.

Drejtori i Përgjithshëm i SIGAL UNIQA Group Austria, z. Avni Ponari, tregon se çfarë është Sigurimi nga Tërmetet. Ai  shpjegon se çfarë mund të bëjmë duke ofruar edhe dy mënyra veprimi.

Avni Ponari: “Tërmetet nuk parandalohen. Përmbytjet nuk parandalohen. Ato janë ngjarje që ndodhin por dëmet e ndodhura minimizohen duke qenë të grupuar së bashku dhe duke patur një lloj sigurimi që sot në botë është masive”.

Por çfarë mund të bëjmë?

Avni Ponari: “E para është, shteti mund të blejë rreziqe katastrofike në vlera të caktuara. Nga 300, 500 milionë apo më shumë.

Dhe nga ana tjetër është pjesëmarrja e të gjithë qytetarëve në një skemë sigurimi çfarë bën që tregu i sigurimeve të dalë në tregjet ndërkombëtare dhe të sigurojë mbulimin në sigurim të të gjithë territorit”.

Sipas z. Ponari, nëse përfshihen të gjithë qytetarët në skemë, atëherë edhe primi i sigurimit ulet ndjeshëm nga 1500 deri në 5000 Lekë në vit për familje për sigurimin e një banese.

Avni Ponari: “Kur flas për një mbulim katastrofik, unë kam parasysh që ky mbulim duhet të jetë territorial. Për gjithë Shqipërinë. Në kuadër të ekonomisë së tregut kjo pjesëmarrje masive është shumë e domosdoshme dhe kur marrim pjesë të gjithë atëherë kemi çmime më të lira, kemi tarifa më të lira”.

Sipas CEO-s të SIGAL UNIQA Group Austria, sigurimet e forcojnë qytetarin dhe e bëjnë atë të pavarur.

Avni Ponari: “Tregjet e sigurimeve krijojnë një njeri shumë të fuqishëm, krijojnë njeriun e pavarur, njeriun solid. Sepse, ekzistenca e kontratës e një familjeje, një shtëpie apo një personi me një kompani sigurimi është shumë më e fuqishme se çdo kontratë tjetër sepse ajo një kontratë e përgjegjshme, e nënshkruar nga të dyja palët që gjithmonë do të japë zgjidhe, në një formë apo një formë. Natyrisht që kjo është e domosdoshme”.

Bota sot është kaq e zhvilluar, kaq e qytetëruar edhe për faktin se sigurimet kanë qenë gjithmonë mburoja e këtyre tregjeve, mburoja e të gjithë pasurive. Ndaj ne nuk shikojmë në asnjë vend të botës për shumë kohë dëmtime sepse janë tregjet e sigurimeve që i rikthejnë ato në gjendjen e mëparshme, qoftë nga zjarret, tërmetet, përmbytjet dhe katastrofat e tjera.

LEXO EDHERizgjimi i tërmeteve në vend/ Ponari: Siguroni çfarë keni ndërtuar me shumë mund

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat