Dollari amerikan ka rikuperuar pikë këtë mëngjes teksa në raport me dje është blerë sot me 107.7 lekë dhe është shitur me 108.8 lekë sipas kursit të këmbimit lokal duke u stabilizuar disi nga rënia e vazhdueshme në fillim të javës.
Ndërkaq edhe monedha europiane ka regjistruar një rritje të ndjeshme nga dita e djeshme teksa është blerë mëngjesin e sotëm me 104.6 lekë dhe është shitur me 115.3 lekë.
Franga zvicerane gjithashtu ka shënuar një rritje të konsiderueshme të kuotës këtë të enjte pasi në raport me ditën e mërkurë është blerë sot me 116 lekë dhe është shitur me 117 lekë.
Paundi britanik nuk bën përjashtim pasi edhe ai referuar tregut të brendshëm valutor blihet sot me 130 lekë dhe shitet me 131.2 lekë duke pasur kështu një rritje të konsiderueshme të vlerës nga dje.