11.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetSektori bankar e nisi edhe vitin 2023 me rritje të fitimit

Sektori bankar e nisi edhe vitin 2023 me rritje të fitimit

Sektori bankar e ka nisur edhe vitin 2023 me rritje të fitimeve.

Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, për muajin janar, fitimi neto i sektorit kishte vlerën e 2.25 miliardë lekëve, në rritje me 136% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Rritja e fitimit ka sjellë një përmirësim të dukshëm edhe në treguesit e rentabilitetit. Kthimi nga kapitali i sektorit, i mesatarizuar me bazë vjetore, u rrit në 14.53%, nga 4.48% që kishte për janarin e vitit të kaluar. Ndërsa kthimi nga aktivet u rrit në 1.43%, nga 0.71% që kishte qenë në të njëjtën periudhë të vitit 2022.

Rezultati pozitiv i muajit janar është vjen në vijim të një ecurie pozitive edhe për vitin 2022. Të dhënat zyrtare sipas standardeve lokale të mbikëqyrjes bankare treguan se sektori bankar realizoi një fitim neto në vlerën e 21.68 miliardë lekëve, në rritje me 0.2% krahasuar me vitin 2021.

Ndërsa sipas të dhënave paraprake, të paaudituara, të publikuara nga Shoqata Shqiptare e Bankave, fitimi i përbashkët i bankave tregtare me Standardet Ndërkombëtare të Raportimit Financiar (IFRS) arriti në 23.8 miliardë lekë, më i larti i regjistruar ndonjëherë dhe në rritje me 25% krahasuar me vitin 2021.

Sipas ekspertëve, rritja e fitimeve të sektorit është ndikuar pozitivisht nga vijimësia e zgjerimit të bazës së aktiveve, rritja e normave të interesit dhe ruajtja e cilësisë së portofolit të kredisë.

Në janar të këtij viti, totali i aktiveve të sektorit bankar rezultonte në rritje 7.2% me bazë vjetore. Rritja e normave të interesit që ka ardhur si rezultat i ndryshimit të kahut të politikës monetare të Bankës së Shqipërisë deri tani ka pasur një ndikim më të madh në krahun e aktiveve e aktiveve të sektorit, duke sjellë një rritje të të ardhurave neto nga interesat.

Rritja e yield-eve të instrumenteve të borxhit të qeverisë ka rritur të ardhurat nga interesat, qoftë për portofolin e investimeve direkte të bankave, ashtu edhe për kreditë me interesa të ndryshueshme në lekë, që kuotohen mbi ecurinë e yield-eve të bonove.

Deri tani, cilësia e portofolit të kredisë ngelet e qëndrueshme. Në muajin janar, raporti i kredive me probleme u rrit lehtë në 5.1%, nga 5% që kishte qenë në fund të vitit të kaluar.

Pavarësisht se vlera e portofolit të kredisë në muajt e fundit ka ardhur në rënie, treguesi i kreidve me probleme paraqitet pak a shumë i qëndrueshëm, çka tregon se nuk ka një rritje domethënëse të stokut të kredive të këqija. Kreditë me probleme janë një indikator kyç për performancën financiare të sektorit bankar, sepse ato përcaktojnë shpenzimet për provigjione.

/Monitor

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat