-0.5 C
Tirana
Sunday, November 24, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetSa vite duhen për të blerë shtëpi në Shqipëri dhe Europë?

Sa vite duhen për të blerë shtëpi në Shqipëri dhe Europë?

Në Romë, Mynih dhe Londër, një familje i duhen rreth 16 vite të bëhet pronare e një shtëpie. Në qytetet si Vjena apo Madridi, i duhen 11,1 deri 11,3 vjet.

Sipas të dhënave të Numbeo për renditjen e 23 qyteteve të përzgjedhura nga “Monitor” për treguesin e përballueshmerisë për blerjen e një apartamenti, Tirana ka çmimet më të shtrenjta pas kryeqytetit të Serbisë dhe Parisit.

Sipas këtij indeksi, në Tiranë duhen 18,7 vite të ardhura për të blerë një banesë, ndërsa në Budapest duhen 14,8 vite, në Zyrih 12 vjet, në Vjenë, 11.1 vite, në Amsterdam 9.5 vjet dhe në Bruksel, 6.5 vjet. Për qytete si Majami në SHBA duhen 5.3 vite dhe për të blerë një shtëpi në Dubai, 3.7 vjet.

Në Tiranë, një apartament me sipërfaqe 100 m² në afërsi të qendrës nis me vlerë nga 100,000 euro.

Për shkak të të ardhurave të ulëta një familje shqiptare i duhet më tepër vite për t’u bërë pronar i një shtëpie, krahasuar me qytetet kryesore europiane.

Më i shtrenjti në rajon është Serbia, ku duhen 20 vite për t’u bërë pronar shtëpie. Në rajon, qyteti ku familjeve u duhet më pak vite të ardhura për të blerë një apartament është Zagrebi dhe Shkupi.

Në Athinë, ku çmimet kanë rënë ndjeshëm që pas krizës që rrezikoi daljen e vendit nga euro, duhen 13.9 vjet për të blerë një shtëpi dhe në Selanik, 11.8 vjet.

Në Europë më i shtrenjtë se Tirana është Parisi dhe Milano. Në Paris një familje i duhen 19.8 vjet për të blerë një shtëpi dhe në Milano, 18.8 vjet.

Ndërsa qyteti më i lirë europian për të blerë një shtëpi është Udine, në afërsi të Romës.

Në këtë vend nevojiten 5.1 vite. Por me sa duket kjo mund të përfitohet vetëm nga vendasit apo shqiptarët rezidentë në Itali.

LEXO EDHE: Pyetja 1 milion dollarëshe: “Të bëjmë apo jo sigurim shtëpie nga tërmeti?”

SIGURIMI I PRONËS DUKE NISUR NGA VETËM 5,000 Lekë në vit

Prona, shtëpi apo biznes, është një nga investimet më të rëndësishme dhe sigurimi i tyre  na mbron nga një rrënim financiar.

Nëse nuk kemi mundësi që të mbulojmë kostot e rindërimit të pronës sonë dhe zëvendësimin e humbjeve nga vet xhepi ynë, sigurimi i shtëpisë është një domosdoshmëri.

DËMET QË MBULON SIGURIMI I PRONËS

Ky sigurim mbulon humbjen, dëmtimin apo shkatërrimin e pasurisë së siguruar në mënyrë të papritur, të paparashikuar apo aksidentale si pasojë e:

  • Zjarrit
  • Rrufesë
  • Eksplozionit
  • Rënia e objekteve fluturuese nga lart,

Siguracionit mund ti shtohen edhe mbulim nga rreziqe shtesë:

  • Tërmeti
  • Breshëri
  • Përmbytja
  • Stuhia

Sigurimi i Shtëpisë, direkt nga celulari juaj

Tashmë ju mund të siguroni apartamentin, vilën, biznesin nga humbja, dëmtimi ose shkatërrimi pa qenë nevoja të paraqiteni në një zyrë SIGAL por direkt nga celulari apo laptopi juaj.

Hyni në www.sigal.com.al dhe blini direkt nga celulari siguracionin e shtëpisë. Shpejt, Thjesht dhe Sigurt.

Ne nuk mund të parandalojmë ngjarjet e papritura por duke u siguruar ne kthejmë pronën tonë në gjendjen e mëparshme, pa shpenzuar vetë asnjë qindarkë.

Mesazhi i Ardit Gjebreas:

LEXO EDHE: Raporti i AMF/ Sigurimet e Pronës, ja kompania që njeh vetëm rritje dhe që besohet më shumë nga qytetarët

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat