-1.5 C
Tirana
Monday, November 25, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetSigurimet e detyrueshme dhe vullnetare/ Në krye të tregut prej 24 vitesh,...

Sigurimet e detyrueshme dhe vullnetare/ Në krye të tregut prej 24 vitesh, SIGAL UNIQA nuk njeh rivalë

Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare publikoi ditën e djeshme raportin mbi ecurinë e tregut të sigurimeve në Shqipëri për periudhën janar 2023.

Të dhënat e AMF tregojnë se, primet e shkruara bruto për muajin janar kishin vlerën e 1.7 miliardë lekëve, në rritje me 20.6% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Rritja më e lartë është regjistruar në tregun e sigurimit të jetës, me 53.7%, ndërsa segmenti më i madh i tregut, ai i sigurimit të jo-jetës, është rritur me 20.6%.

Parë nga këndvështrimi i ndarjes së tregut, sipas llojit të sigurimit, i detyrueshëm dhe vullnetar, primet e shkruara bruto të sigurimit vullnetar zënë 44.19% dhe primet e shkruara bruto të sigurimit të detyrueshëm zënë 55.81% të totalit të tregut.

Sa i përket tregut të sigurimeve të Jo-Jetës, ku operojnë 8 kompani, SIGAL UNIQA Group Austria rezulton kompania lidere, si në sigurimet e detyrueshme ashtu edhe në ato vullnetare.

Edhe në Sigurimet Vullnetare, SIGAL UNIQA ruan lidershipin në treg duke zënë mbi 41% të totalit të tregut.

LEXO EDHEE para në treg, e para në pagimin e dëmeve/ Sigurimi Privat i Shëndetit i besohet SIGAL UNIQA-s

LEXO EDHE: Raporti i AMF/ Sigurimet e Pronës, ja kompania që njeh vetëm rritje dhe që besohet më shumë nga qytetarët

Shërbimi profesional ndaj klientëve, pagimi i drejtpërdrejtë i dëmeve dhe risitë që sjell vazhdimisht në treg janë disa prej arsyeve pse SIGAL UNIQA Group Austria mbetet kompania më e madhe dhe më e besuar e sigurimeve në Shqipëri, edhe 24 vjet pas themelimit të saj.

Pjesë e një gjigandi si “UNIQA Insurance Group”, me mbi 121 milionë euro asete dhe më shumë se 400 milionë euro dëme të paguara në 24 vite, janë dëshmia më e madhe e fuqisë, përgjegjshmërisë dhe korrektësisë të kësaj kompanie përballë klientëve.

Të përkushtuar dhe me profesionalizëm, mbi 2100 punonjës dhe agjentë të SIGAL UNIQA shërbejnë me profesionalizëm në mbi 1100 zyra në 3 shtete, me standarte tërësisht europiane.

Ndaj shqiptarët dhe jo vetëm, vazhdojnë ti besojnë kësaj kompanie jetën, shëndetin, pronën, automjetin dhe pensionin privat.

LEXO EDHEDokumentari: “SIGAL UNIQA”, bashkëpunimi shqiptaro-austriak që shenjoi historikun e sigurimeve

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat