12.5 C
Tirana
Sunday, November 24, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetTë gjithë udhëtojnë me SIGAL UNIQA

Të gjithë udhëtojnë me SIGAL UNIQA

Lëvizja e qytetarëve shqiptarë jashtë vendit, për turizëm apo punë, sa vjen dhe rritet.

Por sa herë udhëton jashtë Shqipërisë, autoritetet doganore dhe Policia të kërkojnë një siguracion që kushton shumë pak por mbulon shumë në rast ngjarjesh të papritura, Siguracionin “Shëndet në Udhëtim”.

Me një çmim mesatar prej 4 eurosh, i vlefshëm për dy javë qëndrim në vendet europiane, ju mund të përfitoni mbulim të shpenzimeve në spitalet e shtetit pritës deri në 10 mijë euro.

Sjellja korrekte e kompanisë, shërbimi profesional i stafit dhe të qëndurit gjithmonë pranë klientëve në rast nevoje kanë bërë që SIGAL UNIQA Group Austria të jetë kompania e sigurimeve lidere edhe në këtë klasë sigurimi.

Fakt ky që vërtetohet edhe nga raporti më i fundit i AMF mbi ecurinë e tregut të sigurimeve në Shqipëri janar 2023.

Sipas raportit, SIGAL UNIQA kryeson tregun duke zënë mbi 77% të tij dhe me një diferencë shumë të madhe me kompanitë e tjera që operojnë në Shqipëri.

Ndarja e tregut, Janar 2023 

Pa harruar që, SIGAL UNIQA Group Austria është kompania e vetme e sigurimeve në Shqipëri që siguracionin “Shëndeti në Udhëtim” e ofron edhe me mundësinë e “Anullim Udhëtimi”.

SIGURACIONI “Shëndet në Udhëtim”, tani edhe Online

SIGAL UNIQA Group Austria, me qëllim përafrimin me kompanitë simotra në botë dhe për t’ua lehtësuar jetën klientëve të saj, ka kontribuar dhe po kontribuon shumë edhe në teknologji dhe platforma të cilat u lejojnë atyre të kenë akses më të lehtë në sigurime.

Nëse doni të pajiseni me siguracionin “Shëndet në Udhëtim” tashmë nuk keni pse paraqiteni në një zyrë SIGAL UNIQA. Hapni tani nga celulari ose laptopi juaj www.sigal.com.al ku ju pret një gamë e madhe produktesh që mund të blihen ONLINE.

Nuk ka rëndësi ku ndodheni, në shtëpi, punë apo bar-kafe. Ju mund të blini në pak minuta çdo siguracion që ju nevojitet.

Në botë shumë pak gjëra janë falas, për më tepër shëndetësia që kushton jo pak. Prandaj asnjëherë mos udhëtoni pa patur me vete siguracionin “Shëndet në Udhëtim”.

SIGAL UNIQA Group Austria, Udhëtojmë më mirë së bashku

LEXO EDHE: E para në treg, e para në pagimin e dëmeve/ Sigurimi Privat i Shëndetit i besohet SIGAL UNIQA-s

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat