11.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetTragjedia me 14 viktima në Tetovë, Maqedonia e Veriut 3 ditë Zi...

Tragjedia me 14 viktima në Tetovë, Maqedonia e Veriut 3 ditë Zi Kombëtare

re ditë zie kombëtare u shpallën në Maqedoninë e Veriut, pasi 14 pacientë të spitalit COVID në Tetovë mbetën të vdekur një natë më parë nga një shpërthim zjarri rreth orës 21:02.

Mbi 30 zjarrfikës me 7 makina kanë luftuar me flakët dhe kanë bërë të mundur shuarjen e tyre për gjysmë ore.
Zjarrfikësi Sasho Trajçevski deklaroi se zjarri ka qenë shumë i madh dhe se nga spitali janë nxjerrë viktima.

Deri tani nuk dihen ende shkaqet e shpërthimit të zjarrit, ndërsa pesë prokurorë janë angazhuar dhe janë në terren ku po kryejnë ekspertizë për të zbardhur ngjarjen. Zjarri mendohet të jetë përhapur nga shpërthimi i bombolave të gazit apo oksigjenit.

“Në ora 21 e 2 minuta kemi marr njoftimin se po digjet spitali modular në qendrën medicinale në Tetovë. Ekipet e zjarrfikësve për 3-4 minuta kanë arritur në vendngjarje me 7 makina dhe mbi 30 zjarrfikës. Megjithatë kur ekipet tona kanë arritur në vendngjarje, gjithçka ishte në flakë. Ne bëmë të pamundurën dhe në ora 21:30 minuta zjarri është shuar. Zjarri ishte shumë i madh sepse spitali modular ishte nga plastika”, deklaroi Sasho Trajçevski, zjarrfikës sipas Alsat.

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat