-0.5 C
Tirana
Sunday, November 24, 2024
spot_img
Faqe KryesoreKryesoreVIDEO/ Uji përmbyti garazhdin dhe shkatërroi BMW-në luksoze, Siguracioni KASKO e pagoi...

VIDEO/ Uji përmbyti garazhdin dhe shkatërroi BMW-në luksoze, Siguracioni KASKO e pagoi për të re

Shqipëria rënditet mes vendeve më të rrezikuara nga fatkeqësitë natyrore me organizmat ndërkombëtare që shpeshherë kanë ngritur alarmin.

Vendi ynë kërcënohet nga rreziqe të ndryshme natyrore, duke përfshirë ndër të tjera përmbytjet,reshjet e dendura të shiut dhe borës, stuhitë e erës, valët e të nxehtit, rrëshqitjet e tokës, ortekët dhe zjarret në pyje.

Përmbytjet në afro 38% vlerësohen si shkaktare të humbjeve më të mëdha ekonomike gjatë periudhës 1990-2021, të ndjekura nga përmbytjet e shpejta dhe rrëshqitjet e tokës.

Kërcënimi i rreziqeve nga përmbytjet në Shqipëri është i lartë, ku mesatarisht ndodh një ngjarje e tillë çdo gjashtë vjet. Gjatë 33 viteve të fundit, humbjet ekonomike të shkaktuara nga përmbytjet vlerësohen në 2,3 miliardë dollarë.

Por fenomene të tilla natyrore nuk rrezikojnë vetëm jetën, shtëpinë apo biznesin tonë, por edhe automjetet që posedojmë.

Të kesh një makinë ditët e sotme është një mjet pune, ndihmë e madhe por edhe që kushton jo pak. Prandaj, nëse dëshironi që dëmet që mund të ndodhin të mos i paguani nga xhepi juaj, siguracioni është shumë i rëndësishëm për financat tona.

Kushdo që ka një automjet e ka një siguracion, por në fakt pjesa kryesore ka siguracionin që kërkon polici dhe jo atë që mbron automjetin tonë.

Ku ndryshon SIGURIMI KASKO nga ai TPL?

Ndryshimi është i madh, sepse Siguracioni që na kërkon polici është ai që quhet Sigurimi TPL (Sigurimi i detyrueshëm motorik për palët e treta), i cili mbulon dëmet që ti si shkaktar aksidenti i shkakton një personi ose automjeti tjetër.

Ndërsa sigurimi KASKO mbulon dëmet që i shkaktohen makinës tuaj, jeni apo nuk jeni ju shkaktar i aksidenti.

Por nuk mbaron me kaq. Sigurimi KASKO ju mbulon financiarisht edhe nëse makina juaj dëmtohet në parkim, dëmtohet nga zjarri, rrufeja ose shpërthimi, nga fatkeqësitë natyrore apo nga dëmtimet aksidentale.

Sigurimi KASKO ju mbulon edhe nëse makinës tuaj i vidhet ndonje pjesë ose vidhet plotësisht.

Më poshtë po ju sjellim një rast konkret nga Shkodra, zonë që thuajse çdo vit preket nga përmbytjet.

Makina luksoze, tip BMW, në pronësi të një qytetari të njohur në qytetin veri-perëndimor, u shkatërruar plotësisht si pasojë e reshjeve të dendura të fundvitit të shkuar të cilat përmbytën edhe garazhdin e banesës.

Automjeti u dëmtua plotësisht por falë siguracionit KASKO në SIGAL UNIQA, pronari i tij, në një kohë rekord, u dëmshpërblye nga kompania e sigurimit në një vlerë mbi 30 mijë euro.

Kjo shumë i mundësoi qytetarit të mos shqetësohet për humbjen e pësuar por shumë shpejt ta zëvendësojë atë me një automjet të ri.

LEXO EDHE: Sigurimet e Jo-Jetës gjatë vitit 2022/ AMF: Ja kompania që vijon të kryesojë tregun

Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare publikoi fundjavën e shkuar raportin mbi ecurinë e tregut të sigurimeve në Shqipëri për vitin 2022.

Sipas raportit, SIGAL UNIQA Group Austria rezulton kompania më e madhe dhe më e besuar e sigurimeve në vendin tonë dhe ajo që paguan më shumë dëme te klientët e saj.

Madje, edhe në sigurimet motorike SIGAL UNIQA renditet e para në treg dhe ajo që dëmshprëblen më shumë.

Si pjesë e “UNIQA Insurance Group”, një prej grupeve më të mëdha të sigurimeve në Austri dhe Evropë, SIGAL nuk i trembet asnjë lloj dëmi, ndaj në 24 vite të ekzistencës së saj në tregun shqiptar të sigurimeve ka paguar mbi 400 milionë euro dëme te klientët e saj.

Ndaj, nëse kërkon një kompani për të siguruar automjetin tuaj, mos hezitoni, SIGAL UNIQA Group Austria duhet të jetë zgjidhja juaj e parë.

 

Llogarit & porosit onlinehttps://sigal.com.al/merr-cmim

Për çdo pyetje që mund të keni, kontaktoni në:

WhatsApp: 068 60 62 829
spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat