Mbrëmjen e djeshme, rreth orës 21:25 një makinë ka përplasur një këmbësor rreth 20 vjeç në unazën e qytetit në Elbasan.
Shoferi është larguar nga vendngjarja, ndërsa këmbësori ka humbur jetën rrugës për në spital.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të automjetit.
Një tjetër aksident ndodhi pasditen e së hënës në hyrje të Lezhës, në aksin e vjetër Lezhë-Manati.
3 automjete u përplasën me njëra-tjetrën dhe për pasojë mbeti i plagosur një 55-vjeçar, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.