13.5 C
Tirana
Wednesday, April 24, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetMoti i paqendrueshëm "paralizon" vendin, në Dibër dhe Korçë raportohen disa fshatra...

Moti i paqendrueshëm “paralizon” vendin, në Dibër dhe Korçë raportohen disa fshatra të bllokuar

Vendi prej disa ditësh është pushtuar nga forca të paqendrueshme ajrore, të shoqëruara me reshje intensive shiu dhe dëbore, kryesisht në zonat malore.

Situata raportohen problematike më së shumti në Shkodër dhe Lezhë, ku mijëra hektarë tokë janë nën ujë. Gjithsesi situata nuk raportohet e mirës as në qytetet ku ka pasur reshje të konsiderueshme dëbore, ku sipas autoriteteve kalon edhe më shumë se një metër lartësi.

Korça është përballur me reshje të dendura bore, sidomos mbi 1000 metra lartësi mbi nivelin e detit. Rrugët dytësore dhe ato lidhëse në bashki janë të kalueshme dhe pa problematika. Për momentin është i bllokuar vetëm segmenti Shtyllë-Qafa e Mashkullorës-Panarit në bashkinë Korçë, për rihapjen e të cilit është duke u punuar me mjetet e bashkisë.

Problematika raportohen edhe në qarkun e Dibrës. Në njësinë Lurë prej 4 ditësh është bllokuar lëvizja dhe bëhet vetëm drejt Rëshenit edhe pse me vështirësi, pasi rruga nga njësia Lurë drejt Peshkopisë është e bllokuar nga bora. Shumë fshatra të Dibrës janë bllokuar pasi trashësia e borës shkon deri në 40-50 cm.

Po kështu edhe në disa fshatra të thella të Bulqizës janë krijuar probleme nga bora, si Tërnova e Madhe dhe Tërnova e Vogël dhe në disa fshatra të Martaneshit, ku trashësia e dëborës shkon në mbi 40 cm .

Vendi do vijojë edhe për disa ditë me radhë të karakterizohet me një mot të paqendrueshëm, ndërkohë që temperaturat janë ulur disa gradë nën zero.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat