14.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetBankat shtrëngojnë kreditë/ Vështirësohet kredidhënia për bizneset e vogla dhe individët

Bankat shtrëngojnë kreditë/ Vështirësohet kredidhënia për bizneset e vogla dhe individët

Bankat shtrënguan sërish kushtet e kreditimit si për bizneset ashtu edhe për individët përgjatë tremujorit të katërt të vitit të kaluar.

Në vrojtimin e bankës qendrore për aktivitetin kreditues shpjegohet se bankat janë bërë më konservatore në dhënien e huave për shkak se kanë perceptuar rrezik dhe pasiguri lidhur me situatën e përgjithshme ekonomike që mund të prekë bilancet e bizneseve si dhe buxhetet e familjeve duke ndikuar në aftësinë paguese të tyre.

 

LEXO EDHEKush do ta paguajë kredinë e shtëpisë në rast fatkeqësie nëse nuk je i siguruar?

Kjo ka bërë që raporti i aplikimeve të pranuara për kredi të bjerë këtë periudhë. Edhe për ekspertët e ekonomisë kjo sjellje e bankave ishte e pritshme, nisur edhe nga rritja e normave të interesit.

Bizneset kanë kërkuar kredi kryesisht për mbulimin e nevojave për kapital qarkullues, ndërsa vërehet se kërkesa për hua tek individët është ulur si për konsum ashtu edhe për blerje të banesave. Ky trend pritet të vazhdojë edhe përgjatë tremujorit të parë të vitit sipas vrojtimit të bankës së Shqipërisë.

Sipas bankës qendrore, kriteret e kreditimit pritet të jenë të shtrënguara si për segmentin e individëve ashtu edhe për bizneset e vogla e të mesme, ndërsa do të mbeten të pandryshuara për biznesin e madh.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat