Qarku i Shkodrës është përfshirë nga moti i keq gjatë orëve të fundit, pasi janë bllokuar disa rrugë nga dëbora, rënia e gurëve dhe uji.
1-Aksi Shkodër-Koman ka vende me mbetje inertesh po punon firma, rruga e kalueshme.
2-Aksi Shkodër-Vermosh ka dëborë, e kalueshme me zinxhirë
3-Akset rrugore në Bashkinë Pukë-Fushë Arrëz pa probleme
4-Aksi rrugor Shkodër-Prekal ka vërshim uji në rrugë por e kalueshme
5-Aksi rrugor Shkodër-Theth i kalueshëm, ka prani dëbore, levizet vetëm me zinxhirë
Nga Autoriteti Verior informohemi se në aksin H.Hotit-Tamarë-Vermoh ka rënie gurësh dhe inertesh në rrugë.
Po punohet për pastrimin e tyre me puntorë e mjete.
Në aksin Bogë-Theth nga reshjet e shumta të bores ka patur orteqe bore në zonën e tuneleve panoramike të cilët kanë shkaktuar bllokim të rrugës.
Momentalisht është e rrezikshme që të ndërhyhet pasi rrëshqitjet e borës nga mali janë të vazhdueshme.
Ne aksin Tamarë -Vermosh, me rënien e tempraturave, reshjet e shiut janë kthyer në reshje bore.
Nga OSHE, informohemi se ka shumë probleme. Ka patur problem edhe linja e OST 110 që furnizon Bushat – Lezhë.
Probleme ka në Fushë Arrez, Vau Dejës, Rrenc, Dajç e Trush si dhe Zagora me Kelmendin.