15.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetTërmet i fortë godet Shqipërinë, ndjehet në disa qytete

Tërmet i fortë godet Shqipërinë, ndjehet në disa qytete

Një tërmet i fuqishëm është ndjerë mbrëmjen e sotme në disa qytete të vendit. Konkretisht raportohet se janë ndrejë lëkundje të fuqishme në Tiranë, Durrës, Fushë-Krujë, Lezhë, Korçë, Elbasan, Berat.

Sipas EMSC-së tërmeti është 4.7 ballë i shkallës rihter dhe epiqendra është në Burrel dhe 29 kilometra nga Tirana me thellësi 2 km.

Sipas të dhënave zyrtare, ky tërmet fatmirësisht ka kaluar pa dëme. Megjithatë, ky fakt nuk e zhvlerëson kurrë domosdoshmërinë e përgatitjes për tërmete.

Nëse do të shohim me kujdes të dhënat zyrtare nga Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, i cili mat të gjithë aktivitetin sizmik në vend, në Shqipëri janë regjistruar disa tërmete ditët e fundit. Pa harruar edhe vendet fqinje siç është Greqia.

Por le të mos harrojmë gjithashtu tërmetet shkatërruese që goditën Shqipërinë, në shtator dhe nëntor 2019, mbi 2,000 pas-goditjet që shoqëruan këto tërmete të fuqishme, si edhe tërmetet katastrofike në Zagreb të Koracisë dhe në Maqedoninë e Veriut në vitin 2020.

Dhe tërmetet nuk po ndodhin vetëm në Shqipëri dhe në rajonin e Ballkanit, por ato po përhapen në shpeshtësi dhe ashpërsi në çdo pjesë të botës.

Përse është i nevojshëm sigurimi nga tërmetet?

Potenciali i tërmeteve për shkatërrim katastrofik i bën ato intriguese dhe misterioze, veçanërisht duke qenë se ne nuk kemi asnjë mënyrë për t’i parashikuar se kur ato do të ndodhin. Përtej tërmeteve të mëdha që mund të marrin vëmendje ndërkombëtare dhe kombëtare, shumë tërmete të vogla, kalojnë pa raportime të bujshme, por që i kanë shkaktuar dëme të mëdha pronarëve nëpër të gjithë Shqipërinë.

Kur flasim për mbrojtjen e shtëpisë suaj dhe të pasurive personale nga tërmeti, ju duhet të kërkoni mbulimin nga humbja, pavarësisht fuqisë së shkallës richter të raportuar.

Sigurimi nga tërmeti nuk është i detyrueshëm, por në varësi të zonës se ku jetoni, ju mund të jeni të rrezikuar nga dëmtimi i pariparueshëm. Nëse do të shikojmë statistikat, vëtëm 2% e shqiptarëve blejnë sigurim nga tërmeti dhe sepse njerëzit mendojnë se nuk do të ndodhë atyre. Ose në rastin kur kanë një policë standarde sigurimi, ata gabimisht mendojnë se kjo policë do t’i mbulojë gjithashtu edhe nga dëmtimi nga tërmeti.

Nëse ju nuk keni para të lëna mënjanë për rindërtimin e shtëpisë suaj, riblerjen e sendeve tuaja personale, dhe të paguani për kostot e përkohshme të jetesës, padyshim që ju duhet të blini policën e sigurimit nga tërmeti. Mos harroni, ky buxhet do të jetë plus parave që ju do të paguani për kredinë tuaj, edhe nëse shtëpia juaj është shkatërruar plotësisht.

KËTO KËMBANA DUHEN DËGJUAR!

 

 

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat