Papunësia në Eurozonë ka nisur rënien, ndërsa prodhimi në fabrikat kryesisht të vendosura në Gjermani është rritur, duke shtuar shpresat për një përmirësim ekonomik.
Nga të dhënat e publikuara së fundmi, euro arriti të fitonte pothuajse 1% kundrejt dollarit, duke arritur në nivelin më të lartë të ditë në 1.0760 dollarë, niveli më i fortë që prej muajit qershor.
Gjithashtu edhe tregjet evropiane të aksionve pësuan rritje, duke zgjeruar edhe lëvizjen e inflacionit në ditët e fundit.
Një rritje e çmimeve të energjisë pranverën e kaluar pas sulmit që Rusia i ëri Ukrainës, shkaktoi shqetësime për mungesë të mundshme me furnizim me energji elektrike, si dhe për një recession të mundshëm. Ekonomistët kanë nisur tashme të japin sinjale pozitive, në një kohë që pritet rënia e çmimit të gazit me shumicë.
Indeksi Sentix i ndjenjës së tregut u rrit për të tretin muaj radhazi në janar, duke shënuar nivelin më të lartë që prej qershorit të 2022. Shkalla e papunësisë ra në Itali, Francë dhe Spanjë me 0.1% në total, apo përkatësisht në 7.8%, 7% dhe 12.4%. Në Gjermani qëndroi nga ana tjetër në 3%.
Prodhimi industrial gjerman u rrit me 0.2%midis tetorit dhe nëntorit.
Megjithatë, përmirësimi i prespektivës për ekonominë e eurozonës do vijojë të ushtrojë presin mbi Bankën Qendrore Evropiane për të mbajtur nën kontroll inflacionin.
Fuqia e tregut të punës mbetet ende një rrezik kyç për efektet e një raundi të dytë të inflacionit për BQE. Me një treg pune kaq të ngushtë nuk ka gjasa ende që papunësi të rritet mjaftueshëm sa për të mos u konsideruar si problem.