Një 55-vjeçar i cili po lëvizte në aksin rrugor Fushë Krujë-Vorë, në afërsi të vendit të quajtur Ura e Gjoles, u aksidentua për vdekje mbrëmjen e djeshme nga një mjet në drejtimin e të cilit ishte një 19-vjeçar.
I riu u shoqërua nga Policia pas aksidentit.
Ndërkohë gjatë paradites, një aksident i rëndë me 1 viktimë dhe tre të plagosur ndodhi në Elbasan.
Shtetasi Besnik Samurri, duke drejtuar automjetin tip “Benz” në aksin rrugor Samurr-Qafë Mollë, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.
Si pasojë 38-vjeçari ka humbur jetën, ndërsa tre pasagjerët janë dëmtuar 3 pasagjerët, Misir, Blerta dhe Fatjon Maloku mbetën të plagosur.