15.5 C
Tirana
Sunday, May 12, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetMakina del nga rruga në Elbasan/ Një i vdekur dhe tre të...

Makina del nga rruga në Elbasan/ Një i vdekur dhe tre të plagosur

Një makinë përfundoi në humnerë duke i marrë jetën një personi e duke lënë të plagosur tre të tjerë paraditen e sotme në Elbasan.

Aksidenti i rëndë ka ndodhur në Qafë Mollë, në fshatin Samurr të Njësisë Administrative Labinot Fushë, 20 km larg qytetit të Elbasanit.

Mjeti tip “Benz” ka dalë nga rruga, është përmbysur dhe ka përfunduar në humnerë. Për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i mjetit, 38-vjeçari Besnik Xhemal Samurri.

Të plagosur kanë mbetur tre persona që udhëtonin me viktimën, Misir Maloku, gruaja e tij Blerta Maloku dhe djali Fatjon Maloku.

“Më datë 20.12.2022, rreth orës 9:15, në aksin rrugor Samurr-Qafë Mollë, shtetasi B. S., duke drejtuar automjetin tip “Benz”, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Si pasojë, ka humbur jetën drejtuesi i automjetit, shtetasi B. S., 38 vjeç, si dhe janë dëmtuar 3 pasagjerët, shtetasit M. M., F. M. dhe B. M., të cilët u dërguan në spital, për të marrë ndihmë mjekësore. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.“, njofton policia.

LEXO EDHE: 11-mujori 2022 – 1.060 aksidente rrugore, 1.479 të aksidentuar/ Grupmosha e shoferëve problematikë 25-34 vjeç

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat