15.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetFestat e fundvitit/ Po kërkoni dhuratën ideale për vete dhe më të...

Festat e fundvitit/ Po kërkoni dhuratën ideale për vete dhe më të dashurit? Ja propozimi ynë

Festat e fundvitit janë në prag dhe nëse jeni në kërkim të një dhurate unike, për veten tuaj, por edhe njerëzit tuaj më të dashur, ne kemi një propozim për ju.

Të gjithë biem dakord se, dhurata më e bukur që mund ti bëni vetes nuk është diçka materiale, e cila do ju japë një kënaqësi momentale.

Më e bukur dhe më me vlerë është ajo dhuratë që zgjat në kohë dhe rritet ditë pas dite, muaj pas muaji dhe vit pas viti.

Çfarë është kjo? Do pyesni me të drejtë…

Bëjini vetes dhuratë një Fond Pensioni Vullnetar. Hapni një llogari pensioni vullnetar dhe investoni ato para që keni kursyer për vete. kjo do ju sjellë më shumë gëzim pasi do të shikoni që asetet tuaja rriten me interesa të larta, variable.

Kjo nuk është një dhuratë vetëm për sot por dhe për mot.

Aktualisht në Shqipëri operojnë 4 Fonde Vullnetare Pensioni, por ne ju sygjerojmë më të madhin prej tyre, Fondin SIGAL.

Sipas AMF, gjatë periudhës janar-shtator 2022, në tregun e pensioneve private vullnetare ushtruan aktivitetin e tyre katër fonde pensioni.

Analiza tregon një total asetesh neto prej  5,454.87 milionë lekë (46.78 milionë euro) dhe me një rritje prej 870.32 milionë lekë (18.98%) krahasuar me 31.12.2021.

Numri i anëtarëve në fondet e pensioneve, më 30.09.2022 rezultoi 36,020 anëtarë duke shënuar një rritje prej  7.29% krahasuar me 31.12.2021.

Sa i përket aseteve neto, Fondi i Pensioneve Vullnetare SIGAL vijon të kryesojë tregun me 2.408 milionë Lekë dhe me një diferencë të konsiderueshme me fondin të rënditur në vend të dytë.

LEXO EDHEVIDEO/ Të investosh për një pension të dytë dhe të paguash më pak taksa nga paga, mundësi e artë nga Fondi SIGAL

Çfarë është Fondi i Pensionit Vullnetar SIGAL?

Fondi është grup asetesh në pronësi të anëtarëve të tij. Në mënyrë të thjeshtuar fondin mund ta konsiderojmë si një pronësi ku secili anëtar ka aksionet e tij, në bazë të shumës së parave të investuara nga secili prej tyre.

Fondi SIGAL ka për qëllim maksimizimin e kthimit nga investimi nëpërmjet një administrimi të kujdesshëm të aseteve. Ai nuk bën gjë tjetër përveç se paratë e individit i shumëfishon dhe i kthen në pagesa mujore në pleqëri ose edhe 5 vite para moshës së pensionit shtetëror.

Ju mund të anëtarësoheni kurdo dhe të kontribuoni në llogarinë e tuaj të pensionit sipas mundësisë financiare.

Ndërsa kurseni në llogarinë tuaj të  pensionit, ju fitoni interes të lartë të përbërë gjatë një periudhe shumëvjeçare.

Si funksionon skema e pensioneve private? Kush mund të bëhet anëtar?

Të drejtën për tu anëtarësuar e kanë të gjithë personat, pavarësissht nga mosha, vendndodhja dhe punësimi

Fondi SIGAL është një Fond Pensioni me kontribute individuale të përcaktuara. Kontributet për pension privat mund ti paguajnë individët anëtarë të Fondit, punëdhënësit e tyre, ose çdo person i tretë ne emër të tyre në lekë

Kontributi për pension mund të paguhet sipas dëshirës dhe mundësisë në baza mujore, 3-mujore, 6-mujore ose vjetore, etj. Kontributet mund të paguhen edhe si shumë e menjëhershme.

Nëse jam i punësuar, a mund të anëtarësohem në fond?

Sigurisht që po!  Anëtarësimi mund të kryhet në mënyrë individuale ose nëpërmjet një skeme profesionale nga punëdhënësi.

Ka dy alternativa të anëtarësimit në skemën profesionale:

  • Kontribuon vetëm punëdhënësi për punëmarrësit e tij në masën e caktuar nga vetë punëdhënësi;
  • Kontribuon punëdhënësi dhe punëmarrësi së bashku për llogari të punëmarrësit.

A humbasin paratë e investuara nëse personi ndërron jetë? A janë asetet e trashëgueshme?

Sigurisht. Ndryshe nga pensioni shtetëror, në rast humbje jete si anëtar të Fondit, asetet e mbetura në llogarinë tuaj u shpërndahen menjëherë trashëgimtarëve.

A trasferohet fondi  privat i pensionit?

Po. Çdo anëtar mund të transferojë asetet e tij nga një fond pensioni në një tjetër nëse fondi tjetër ka normat e fitimit më të larta se fondi paraardhës. Kjo bëhet kundrejt një “penaliteti” të themi prej 0.5% të aseteve që ke në fondin aktual.

Çfarë ndryshimi ka midis depozitës bankare dhe një Fondi Privat Pensioni?

Norma e kthimit në fond është e lidhur ngushtë me ecurinë e Titujve të Shtetit, bonove dhe Obligacioneve.

Si rrjedhojë vlera e investimit luhatet në varësi të tregut të letrave me vlerë. Pra, norma e kthimit në fond është e ndryshueshme dhe jo fikse.

Ju mund të tërhiqni shumën e depozituar: 5 vjet para moshës së daljes në pension; gjatë moshës së pensionit; dhe në rast humbjeje aftësie për punë në mënyrë të përhershme.

Gjithashtu Fondi ofron depozitim të shumave të vogla nën minimumin e kërkuar të depozitave, të bonove dhe obligacioneve dhe mundësia e kryerjes së pagesave në mënyrë automatike çdo muaj.

BONUSET DHE LEHTËSIRAT QË OFRON FONDI SIGAL?

Duke u anëtarësuar në Fondin e Pensionit Vullnetar SIGAL, krahas kursimeve tuaja që rriten me interesa të larta, ju përfitoni edhe zbritje deri në 50% në klinikat mjekësore më të mira në Shqipëri.

5 arsyet pse duhet të kemi një Fond Pensioni Vullnetar:

1- Kursimet rriten me interesa të larta

2- Pensioni vullnetar në bazë të kontributeve tuaja mud të jetë me i lartë se pensioni që do të merrni nga punësimi

3- Është i trashëgueshëm në rast fatkeqësie si humbja e jetës

4- Niveli jetesës rritet pasi ju do të keni 2 pensione, një nga punësimi dhe një vullnetar.

5- Përfitimi fiskal pasi kontributet në fond nuk vlersohen si të ardhura personale, pra taksat që paguajmë përllogariten vetëm për pjesën e mbetur të pagës bruto.

Sa më herët të filloni të investoni në një pension, aq më shumë do të përfitoni, pasi vetë interesi fiton më shumë interes dhe e gjithë llogaria juaj rritet më shpejt.

Për çdo pyetje apo paqartësi, kontaktoni me këshilltarët e Fondit SIGAL:

Tel: +35544511666

E-mail: [email protected]

Web: www.fondisigal.com.al

LEXO EDHE: 11 siguracione dhe fond pensioni vullnetar, çelësi i suksesit për çdo biznes

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat