23.5 C
Tirana
Monday, April 29, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet11 siguracione dhe fond pensioni vullnetar, çelësi i suksesit për çdo biznes

11 siguracione dhe fond pensioni vullnetar, çelësi i suksesit për çdo biznes

Të investosh para, kohë dhe mund nuk është e thjeshtë. Për shumicën e personave që merren me biznes, tek kompania, dyqani apo ferma që ata kanë ndërtuar, kanë investuar të gjitha kursimet e jetës së tyre. Ndaj është e rëndësishme që këta persona ta kuptojnë sesa e rëndësishme është të sigurojnë biznesin e tyre.

Çdokush që merret me biznes duhet ta dijë se, ka një mënyrë për të mos rrezikuar shkatërrimin e punës së tyre disa-vjeçare dhe të rikuperojnë dëmet financiare: sigurimi i biznesit/investimit të tyre që në gjenezë.

Sigurimi i Pronës, Sigurimi i Përgjegjësisë, Sigurimi i Punonjësve, Sigurimet Motorike; Sigurimi i Bujqësisë dhe Blegtorisë; Sigurimet Inxhinierike etj, janë vetëm disa nga llojet e sigurimeve të biznesit që SIGAL UNIQA Group AUSTRIA ofron prej 23 vjetësh tashmë.

Në varësi të natyrës së biznesit dhe të çdo police sigurimi që do të jeni të detyruar me ligj që ta merrni, llojet e mëposhtme të sigurimit të biznesit duhet të konsiderohen si thelbësore:

  1. Sigurimi i Përgjegjësive Publike

Mbulon dëmet ndaj palëve të treta në ambientet tuaja si pasojë e aksidenteve.

https://sigal.com.al/pasuri-dhe-garanci/sigurimi-i-pergjegjesive/

  1. Sigurimi i Përgjegjësisë së Produkteve

Mbulon dëmet që produkti juaj i shkakton klientit.

https://sigal.com.al/pasuri-dhe-garanci/sigurimi-i-pergjegjesive/

  1. Sigurimi i Përgjegjësisë Profesionale

Mbulon dëmet ndaj palëne të treta si pasojë e neglizhencës gjatë ushtrimit të detyrës profesionale.

https://sigal.com.al/pasuri-dhe-garanci/sigurimi-i-pergjegjesive/

  1. Sigurimi i pasurisë/aseteve të biznesit

Mbulon kundër dëmeve ndaj pronave/aseteve të biznesit tuaj nga zjarri, tërmetet apo ngjarje të tjera të paparashikuara.

https://sigal.com.al/pasuri-dhe-garanci/sigurimi-i-prones-dhe-pergjegjesise/sigurimi-i-prones-dhe-biznesit/

  1. Sigurimi i ndërprerjes së biznesit

Mbulon shpenzimet si pasojë e ndërprerjes së aktivitetit të biznesit nga Zjarri apo rreziqet shtese te tij duke siguruar fitimin neto si dhe kostot fikse.

https://sigal.com.al/pasuri-dhe-garanci/sigurimi-i-prones-dhe-pergjegjesise/sigurimi-i-prones-dhe-biznesit/

  1. Sigurimi i Punonjësve nga aksidentet

Mbulon shpenzimet mjekësore ose shpërblim ditor në rast paaftësie të përkohshme si pasojë e një aksidenti në punë.

https://sigal.com.al/shendet-dhe-aksidente/sigurimi-nga-aksidentet/

  1. Sigurimin e automjeteve

Mbulon shpenzimet si pasojë e dëmeve materiale, shëndetësore dhe pasurore të shkaktuara ndaj palëve të treta, për shkak të qarkullimit të mjetit motorik të siguruar.

https://sigal.com.al/merr-cmim/

  1. Sigurimi i mallit në transport

Mbulon të gjitha dëmet ose humbjet fizike të shkaktuara nga çfarëdo ngjarje e paparishikuar, e papritur, aksidentale dhe e rastësishme. Humbjet totale dhe avari të pjesëshme, të shkaktuara nga një sërë burimesh.

https://sigal.com.al/sigurimi-i-mallit-ne-transport/

  1. Sigurimi i Përgjegjësisë së Transportuesit

Dëmshpërblen të siguruarin kundrejt përgjegjësisë ligjore të të siguruarit si transportues, sipas kushteve të kësaj kontrate sigurimi të bazuara në Konventën për Kontratën e Transportit Ndërkombëtar të Mallrave me Rrugë Tokësore (C.M.R.), Gjenevë 19 maj 1956, ligjit shqiptar nr 9503 dt.3 prill 2006 dhe protokolli i Konventës (C.M.R), 5 korrik 1978 aderuar nga Republika e Shqipërisë me ligjin nr. 9624 datë 16 tetor 2006.

Mbulon:

  • Humbje, shkatërrime, zjarr
  • dëmtime aksidentale të mallrave dhe/ose kontenierëve (duke përfshirë të gjitha mjetet në kujdesin, kontrollin apo ruajtjen e të Siguruarit) që vijnë si rezultat i veprimeve apo mosveprimeve të transportuesit.

https://sigal.com.al/marina/  

  1. Sigurimet e Garancive

Përmes këtij produkti, për të gjitha kontratat dhe garancitë e siguruara SIGAL UNIQA GROUP AUSTRIA mbulon vlerën financiare të siguruar, në rast se ka shkelje ose mospërfundim të kontratës midis dy bizneseve.

https://sigal.com.al/pasuri-dhe-garanci/sigurimet-e-garancive/  

  1. Sigurimet e Bujqësisë dhe Blegtorisë

Ky është një produkt i dizenjuar për të gjithë fermerët dhe pronarët e bizneseve bujqësore dhe blegtorale nisur nga fakti se biznesi bujqësor dhe blegtoral është edhe më shumë i ekspozuar ndaj rreziqeve natyrore veçanërisht si pasojë e ndryshimit të kushteve klimatike globale.

https://sigal.com.al/pasuri-dhe-garanci/sigurimet-e-bujqesise-dhe-blegtorise/

Çfarë dokumentash bazë nevojiten për tu marrë në sigurim:

–  Kopje e certifikatës se pronësisë së objektit ose kopje e kontratës së qirasë në mënyrë që të lidhet interesi i sigurueshëm

–  Vlerat e detajuara për Ndërtesën, Makineri, paisje, inventarin ekonomik, lëndën e parë dhe produktin e gatshëm

–  Plotësimi i Pyetësorit të marrjes në sigurim

–  Foto të objektit

–  Kopje e bilancit

PENSION VULLNETAR

Mos harroni! SIGAL UNIQA Group Austria, përmes Fondit SIGAL, i ofron mundësinë bizneseve dhe punonjësve të tyre të kenë dy pensione gjatë moshës së tretë.

Ka dy alternativa të anëtarësimit në skemën profesionale:

  • Kontribuon vetëm punëdhënësi për punëmarrësit e tij në masën e caktuar nga vetë punëdhënësi;
  • Kontribuon punëdhënësi dhe punëmarrësi së bashku për llogari të punëmarrësit.

SKEMA PROFESIONALE

Punëdhënësi krijon një plan të pensionit profesional për punëmarrësit e tij, duke lidhur një kontratë me shoqërinë administruese, e cila do të ofrojë një fond pensioni për punëmarrësit.

Çdo kontribut i paguar nga punëdhënësi në favor të punëmarrësit vlerësohet sikur është paguar nga vetë punëmarrësi.

Në skemën profesionale punëdhënësi dhe punëmarrësi kontribuojnë së bashku në llogarinë e hapur për punëmarrësin.

Përpos përfitimit që punëdhënësi dhe punëmarrësi kanë nga ana fiskale, përfshirja e punëmarrësit në skemën profesionale nga punëdhënësi është një mënyrë vlerësimi dhe stimulimi për besnikërinë e punonjësit.

SKEMA INDIVIDUALE

Çdo individ mund të bëhet anëtar në një fond pensioni vullnetar duke lidhur një kontratë me Shoqërinë Administruese të Fondit të Pensioneve Vullnetare SIGAL.

Në skemën individuale kontribuon vetëm individi në shumën monetare të dëshiruar.

Mënyrat e depozitimit të kontributeve janë të larmishme:

  • Depozitim i menjëhershëm (kursime, depozita, etj)
  • Depozitim periodik (mujor, 3 mujor, 6 mujor, vjeçar ose sipas dëshirës së anëtarit)

https://fondisigal.com.al/mundesite-e-investimit/

SIGAL UNIQA, LIDERE E TREGUT TË SIGURIMEVE

Është thelbësore për secilin që zotëron një biznes që të bashkëpunojë me një kompani sigurimi e cila ka të gjithë dijen, përvojën dhe kapacitetet për t’ju këshilluar mbi se cilin lloj sigurimi do të ishte më i përshtatshëm për të mbrojtur investimin e biznesit tuaj.

Tek SIGAL UNIQA GROUP AUSTRIA jo vetëm që do të merrni këshillim profesional nga eksperët më të mirë në fushën e sigurimit të biznesit, sipas nevojave tuaja, por gjithashtu do të keni mundësinë që të merrni të gjithë sigurimin e nevojshëm nga një zyrë e vetme që do t’ju kursejnë përpjekje shtesë, zvarritje të panevojshme, mund dhe para.

Si pjesë e gjigandit austriak “UNIQA Insurance Group”, SIGAL UNIQA është e vetmja kompani sigurimesh në Shqipëri që ofron të gjitha klasat e sigurimeve. Ndaj cilido që merret me biznes e gjen veten tek ky emër.

SIGAL UNIQA Group AUSTRIA, Rritemi më mirë bashku

Për më shumë informacione, kontaktoni në:

E-mail: [email protected]    

WhatsApp: 068 606 2829

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat