-1.5 C
Tirana
Monday, November 25, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetNjihuni me “UNIQA Insurance Group”, i pari investitor strategjik në tregun shqiptar...

Njihuni me “UNIQA Insurance Group”, i pari investitor strategjik në tregun shqiptar të sigurimeve

Është e vështirë të imagjinohet Kanali i Danubit pa Kullën UNIQA. Pas shumë vitesh planifikimi, arkitekti Heinz Neumann ishte në krye të punimeve që zgjatën 3 vjet dhe ndërtesa simbol e kryeqytetit austriak do të ishte funksionale që prej vitit 2005.

Që atëherë, më shumë se një mijë punonjës të UNIQA kanë punuar në një godinë 22 katëshe dhe në një lartësi prej 75 metrash.

Fasada e Kullës UNIQA ofron gjithmonë një surprizë, jo vetëm për punonjësit e saj, por edhe për të gjithë ata që shëtisin ose kalojnë me makinë pranë Kanalit të Danubit. 160,000 m2 LED janë ngjitur në një sipërfaqe prej 7,000 metrash katrorësh, duke formuar një fasadë unike çdo mbrëmje.

Që prej prillit 2021, terma të tillë si komuniteti, toleranca, respekti dhe qëndrueshmëria janë përhapur në një unazë të pafundme në të gjithë pjesën e jashtme dhe e bëjnë Kullën UNIQA një ambasadore rrezatuese vlerash.

Kulla UNIQA është një simbol i ndritshëm i kulturës së korporatës dhe synon t’ju kujtojë qytetarëve dhe tusitëve në Vjenë, çdo ditë,  se sa e rëndësishme është të punojmë së bashku për një shoqëri të hapur dhe tolerante.

Por pas kësaj kulle spektakolare fshihet një kompani sigurimesh me një histori mbi 200 vjeçare.

“UNIQA Insurance Group” daton prej vitit të largët 1811 kur u themelua “Salzburger Landes-Versicherung”.

Ndërsa sot, “UNIQA Insurance Group” mban emrin e saj në rangun e lartë të industrisë së sigurimeve, me një shtrirje në 18 shtete ku operon përmes 40 kompanive.

Ajo zotëron 21% të tregut të sigurimeve në Austria dhe është më e madhe në segmentin e sigurimeve shëndetësore.

“UNIQA Insurance Group” mbështet drejtpërdrejt ose përmes partnerit bankar dhe shitjes, Raiffeisen, 3.7 milionë klientë në Austri.

Faktorët kryesorë në pozicionin e fortë në treg janë produktet inovative, një forcë e fuqishme shitëse dhe brandet e fuqishme, UNIQA dhe Raiffeisen.

Shumë vite zhvillimi, qëndrueshmëri ekonomike dhe një staf profesional tregojnë se edhe prespektiva e së ardhmes do të jetë po kaq e mirë.

UNIQA ofron të gjitha kategoritë e sigurimit, ndërsa produktet e saj shkojnë tek klienti përmes marketingut ekskluziv, ndërmjetësve, agjencive të përgjithshme dhe shitjeve online.

Sipas studimeve të pavarura, “UNIQA Insurance Group” është prej shumë vitesh marka më e njohur dhe më e besueshme e sigurimeve në Austri.

Ajo numëron rreth 22,400 punonjës, mbi 16 milionë klientë në 18 shtete, 33 miliardë euro në asete dhe mbi 7 miliardë euro prime vjetore.

Një markë, shumë gjuhë por të bashkuar nën një moto: “Jetojmë më mirë së bashku”

Diversiteti gjuhësor është një mjet për të arritur një mirëkuptim më të madh ndërkulturor dhe një element kyç në trashëgiminë e pasur kulturore të kontinentit tonë.

Këshilli i Europës e promovon shumëgjuhësinë në mbarë Europën, ndërsa larg këtij trendi nuk mund të qëndronte as gjigandi austriak i sigurimeve “UNIQA Insurance Group”.

Me një shtrirje të aktivitetit të saj në 18 shtete të ndryshme të Europës, ku fliten gjuhë të ndryshme, UNIQA është një komunitet që jeton dhe punon nëpërmjet diversitetit ku të 18 tregjet lidhen nën slloganin e përbashkët “Jetojmë më mirë së bashku”.

Sa i përket Shqipërisë, ku kompania austriake përfaqësohet me “SIGAL”, UNIQA në artikullin e saj thekson se gjatë muajve tetor dhe nëntor, në kuadër të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, planifikohet një tjetër tur i “SIGAL UNIQA Vital Truck” në disa qytete të largëta të Shqipërisë.

Nën moton “Më mirë të parandalosh sesa të kurosh”, klinika do të ofrojë kontroll shëndetësor falas për qytetarët.

Që prej vitit 2015, shkruan “UNIQA”, ne kemi bërë të mundur që njerëzit të kenë një jetë më të shëndetshme duke u ofruar kontrolle shëndetësore falas në zonat më të thella të Shqipërisë ku një shërbim i tillë ende mungon.

“Jetojmë më mirë së bashku” nuk duhet të mbesë thjesht një premtim, por të jetë e mbushur me veprime.

Në Shqipëri UNIQA ka lançuar produkte të reja që u mundësojnë klientëve të marrin më lehtë shërbimet mjekësore, siç është aplikacioni “TeleShëndet” apo shërbimi i Asistencës Rrugore, “SIGAL UNIQA AutoSOS”.

Por pa harruar as “SIGAL UNIQA Audiobooks”, platforma e parë dixhitale e librave në shqip. Kjo platformë synon promovimin e arsimit, kulturës dhe gjuhës shqipe. Ndërsa ndihmon edhe të verbërit dhe shqiptarët jashtë Shqipërisë që duan të lexojnë dhe tu mësojnë fëmijëve të tyre gjuhën shqipe.

15 vite UNIQA në Shqipëri

UNIQA Insurance Group ishte i pari investitor strategjik në tregun shqiptar të sigurimeve.

Që prej 23 mars 2007 “UNIQA Insurance Group”, i cili zotëron  rreth 87% të aksioneve të kompanisë së parë shqiptare të sigurimeve, SIGAL.

UNIQA punon çdo ditë përmes 40 kompanive të saj të kthejë këtë biznes nga një ofrues i produkteve të sigurimit në një ofrues shërbimi të integruar që mbledh klientët e tyre aty ku ata qëndrojnë në “mjedisin e nevojave” të tyre individuale.

Në këtë frymë, UNIQA Insurance Group solli për herë të parë në Shqipëri përmes SIGAL, Sigurimin Privat të Shëndetit ndërsa sot kompania më e madhe e sigurimeve në Shqipëri dhe rajon, numëron mbi 1 milion klientë.

CEO i “UNIQA Insurance Group”, Dr. Andreas Brandstetter e vlerëson me superlativa bashkëpunimin me dhe SIGAL dhe themeluesin e drejtuesin e saj z. Avni Ponari duke theksuar se nuk është penduar kurrë që vendosi të bashkëpunojë me SIGAL 15 vjet më parë.

Ai shprehet shumë i kënaqur edhe për faktin se SIGAL është lidere në treg dhe ka një rol të rëndësishëm në grupin “UNIQA”.

“23 vjet më parë SIGAL UNIQA nuk ekzistonte. Së bashku me një grup të vogël prej disa personash Avni Ponari vendosi të ngrinte një kompani nga hiçi dhe sot SIGAL UNIQA është grupi më i madh i sigurimeve në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, e cila mbështet miliona klientë për të pasur një jetë më të mirë dhe më të sigurtë. Jemi kaq krenarë që kemi SIGAL Uniqa pjesë të familjes tonë europiane.

SIGAL UNIQA është një kompani e cila jo vetëm mbledh të ardhura, por i kthen mbrapsht ato në shoqëri, jo vetëm përmes dëmshpërblimit të klientëve por edhe për komunitetin, duke ndihmuar dhe mbështetur financiarisht aktivitete të llojeve të ndryshme. Këto janë kompanitë e mëdha dhe këto janë njerëzit e mëdhenj si Avniu”, thekson CEO i UNIQA Insurance Group.

Teksa ndalet tek themeluesi dhe CEO i SIGAL UNIQA, z. Avni Ponari, Brandstteter shprehet se ai është një lider i vërtetë, një lider i fortë, i cili e do vendin e tij më shumë se çdo gjë dhe që i del për zot vendit të tij.

“Gjëja më e veçatë është se Avniu nuk do vetëm vendin e tij por do edhe Europën. Dhe kjo është të qenurit një lider i fortë Europian”.

Por a është penduar gjigandi austriak që zgjodhi tregun shqiptar të sigurimeve dhe pikërisht SIGAL?

“Është afër Austrisë dhe të gjitha planet që kemi pasur dhe të gjitha pritshmëritë që kemi pasur janë përmbushur plotësisht. Disa gjëra janë mbipërmbushur kështu që jemi shumë të lumtur”, shprehet Dr. Andreas Brandstetter.

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat