-1.5 C
Tirana
Monday, November 25, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetKostot e ndërtimit të banesave u rritën me 7.2%, çmimet disafish më...

Kostot e ndërtimit të banesave u rritën me 7.2%, çmimet disafish më shumë/ Siguracioni nuk ndryshon

Kostot e ndërtimit të banesave pësuan rritje vjetore me 7.2% në tremujorin e tretë të vitit 2022, raportoi sot INSTAT.

Një vit më parë ky ndryshim ishte 2,2%.

Krahasuar me të njëjtin tremujor të një viti më parë, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Shpenzime energjie” me 15,5%, pasuar nga grupet, “Shpenzime materiale” me 8,0%, “Kosto të tjera” me 7,9%, “Shpenzime për paga” me 4,6%, “Shpenzime makinerie” me 4,4% dhe “Shpenzime transporti” me 2,3%.

Brenda grupit “Shpenzime materiale”, indekset e nëngrupit “Materiale hidro-sanitare dhe ventilimi” shënuan rritjen më të lartë me 8,8%, pasuar nga grupi “Materiale ndërtimi” me 8,2% dhe “Materiale elektrike dhe komunikimi” me 6,2%.

Ndryshimet tremujore të grupeve kryesore: indeksi i Kushtimit në Ndërtim shënoi rritje me 1,5%, krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2022.

Rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Shpenzime materiale” me 2,1%, pasuar nga grupet “Shpenzime për paga”, “Shpenzime makinerie”, “Shpenzime energjie” me 1,4% secila, “Shpenzime transporti” dhe “Kosto të tjera” përkatësisht me 0,7% secila.

Sakaq çmimet e banesave në gjysmën e parë të vitit janë rritur disa herë më shumë se kostot.

Sipas indeksit “Fischer” të Çmimeve të Banesave, i llogaritur nga Banka e Shqipërisë, çmimi mesatar i banesave të shitura gjatë 6-mujorit i 2022 është rritur me 28.4% në krahasim me gjashtëmujorin e kaluar dhe me 39% në krahasim me një vit më parë.

Kjo është rritja më e lartë 6-mujore e këtij indeksi që prej vitit 2013, kur Banka e Shqipërisë nisi llogaritjen e tij.

SIGURIMI I SHTËPISË

Kur bëhet fjalë për veten shtëpia është pasuria jonë më e madhe dhe për të cilën shpenzojmë vite të tëra mundi dhe djerse. Kush prej nesh ka punuar në emigracion dhe të gjitha të ardhurat i ka hedhur te banesa e kush tjetër ka marrë kredi e borxh vetëm e vetëm që të ketë një çati mbi kokë.

Por asnjëherë nuk mendojmë për rreziqet potenciale që na kanosen dhe që mund të na rrënojnë ekonomikisht në pak sekonda.

Duhet të mendojmë për veten në momentin kur jemi mirë dhe jo kur e keqja na zë derën, në mënyrë që të përballojmë gjithçka kurdo që mund të na prekë në apo familjarët tanë.

Duhet të jemi largpamës dhe kur flasim për largpamësisë mendja na shkon te sigurimet. Dhe kur flasim për sigurimin e pronës nuk bëhet shaka.

Mbi 1 milion klientë kanë zgjedhur gjigandin e sigurimeve në rajon, SIGAL UNIQA Group Austria për ti besuar pasurinë e tyre.

Kostoja? Duke filluar nga vetëm 5,000 Lekë në vit.

Nga cilat rreziqe mund të sigurohet një banesë?

Për një sigurim të plotë të shtëpisë është që minimalisht të sigurohen rreziqet e mëposhtme:

Zjarri;

Përmbytje;

Rrufeja;

Eksplozioni;

Rënie avionesh, pjesëve të tyre ose gjërave që transportohen nga to;

Tërmeti;

Përmbytja;

Breshëri;

Vjedhja;

Përgjegjësinë ndaj Palëve të treta (dëme që i shkaktoni palëve të treta si komshinj ose të afërm që mund të jenë të pranishëm gjatë një aksidenti brenda shtëpisë tuaj).

LEXO EDHE: 5 minuta për tu djegur, 1 minutë për ta siguruar

PSE SIGAL UNIQA?

Nën moton “sigurimi nuk është biznes, por përgjegjësi”, SIGAL UNIQA, në mbi 23 vite të ekzistencës së saj në treg, ka paguar mbi 400 milionë euro dëme tek klientët e saj, ndërsa tregoi forcën dhe seriozitetin e saj pas tërmeteve të vitit 2019 ku pagoi mbi 16 milionë euro dëme.

Pa harruar rikthimin në gjendjen e mëparshme të dy institucioneve të rëndësishme kulturore në vend, Teatri “Skampa” në Elbasan dhe Kinema Millenium në Korçë, të dyja të shkrumbuara totalisht nga zjarri.

Përveç korrektësisë dhe seriozitetin me klientët, SIGAL ka edhe një tjetër çelës suksesi që e kanë bërë kompaninë më të besuar të sigurimeve: pagimin e drejtëpërdrejtë të klientëve në rast dëmi, qoftë ai material apo shëndetësor.

LEXO EDHE: Inovacion, produkte unike dhe lider në trajtimin e dëmeve/ Pse SIGAL mbetet kompania nr.1 e Sigurimeve

Nëse doni të siguroheni ka vetëm 1 emër, SIGAL UNIQA Group Austria…

Për çdo pyetje apo paqartësi, kontaktoni në:

Whatsapp: +355 68 606 2829

E-mail: [email protected]

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat