26.5 C
Tirana
Tuesday, June 2, 2026
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet4-mujori i parë i vitit 2026: SIGAL paguan mbi 6.1 milionë euro...

4-mujori i parë i vitit 2026: SIGAL paguan mbi 6.1 milionë euro dëme në sigurimet motorike

SIGAL mbetet paguesi kryesor i dëmeve në segmentin kryesor të sigurimeve të jojetës: sigurimet motorike. Gjatë katër muajve të parë të vitit 2026, SIGAL pagoi 26.25% të totalit të dëmeve të paguara nga industria vendase e sigurimeve, konkretisht 582,136,000 lekë (rreth 6.1 milionë euro).

Pagesa e dëmeve motorike nga SIGAL regjistroi një rritje prej 46.98% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Nga kjo shumë, 384,153,000 lekë u paguan për dëme në TPL, 118,355,000 lekë për dëme në Kartonin Jeshil, ndërsa pjesa tjetër u pagua në produktet vullnetare të sigurimeve motorike, si Kasko, MiniKasko, REA, AutoSOS dhe TPL Plus.

Sipas të dhënave zyrtare të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, gjatë katër muajve të parë të vitit u arkëtuan 5,558,881,000 lekë prime të shkruara bruto (rreth 58.34 milionë euro) nga industria e sigurimeve në segmentin e sigurimeve motorike. Sigurimet motorike shënuan një rritje prej 5.39% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Me 11.34% u rrit edhe pagesa e dëmeve gjatë këtij 4-mujori. Industria e sigurimeve pagoi 2,217,293,000 lekë dëme (rreth 23.27 milionë euro) në sigurimet motorike gjatë katër muajve të parë të këtij viti.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat