Sipas raportit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare për vitin 2026, SIGAL pagoi 30.05% të dëmeve në pronë. Thuajse 1 në 3 dëme që paguan industria e sigurimeve në pronë, paguhet nga SIGAL INSURANCE GROUP.
Konkretisht, për periudhën janar-prill 2026, SIGAL pagoi 101,750,000 lekë ose 1.1 milionë euro.
E gjithë industria e sigurimeve pagoi 338,655,000 lekë ose 3.55 milionë euro përgjatë këtij 4-mujori.
Për industrinë e sigurimeve pagesat e dëmeve në pronë këtë vit janë rritur me 111.8% krahasuar me 4-mujorin e një viti më parë.




