9.5 C
Tirana
Saturday, November 23, 2024
spot_img
Faqe KryesoreKryesoreRisia e 2025: Makinat Honda mund të kenë një PS5 të integruar

Risia e 2025: Makinat Honda mund të kenë një PS5 të integruar

Më herët gjatë këtij viti në shtator, Sony dhe Honda krijuan një program të përbashkët të quajtur Sony Honda Mobility. Qëllimi kryesor i këtij programi ishte të konkurojë me kompanitë e tjera që prodhojnë makina elektrike, si Tesla, duke përfituar nga argëtimi që Sony ofron.

Sony ka përmbajtjet, shërbimet dhe teknologjitë e argëtimit që njerëzit i pëlqejnë kaq shumë. Ne po i përfshijmë këto asete në makinat tona, dhe kjo është fuqia jonë kundrejt Tesla,” tha drejtuesi i Sony Honda Mobility, Izumi Kawanishi.

Tesla ka vendosur që përgjatë viteve të fundit të ofrojë mundësinë e luajtjes së lojrave brenda në makinë, madje në 2021 u lajmërua se në Tesla Model S mund të luhej Cyberpunk 2077 dhe The Witcher 3. Në fillim të 2022, Elon Musk shprehu dëshirën që në Tesla të integroheshin të gjitha lojrat e ofruara në Steam.

Kawanishi tha se vendosja e konsolave PS5 në makinat Honda “është teknologjikisht e mundshme”, dhe se makinat e para me këto avancime teknologjike do të prezantohen në tregun e Amerikës së Veriut duke filluar nga viti 2025. Kaëanishi e ka kuptuar mjaft mirë se ku sfidat nisin, duke hedhur hapin e parë drejt proçesit të “drejtimit autonom” në makinat Honda.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat