Udhëzimi për ndryshimet tatimore që pritet të hyjnë në fuqi vitin e ardhshëm është bërë publik.
Ndryshim thelbësor është paga ku qytetarët të cilët do të përjashtohen nga tatimi janë ata me paga bruto deri në 50 mijë lekë në muaj, ndërsa ata që do të paguhen mbi këtë shifër deri në 60 mijë lekë nuk do të përfshihet në tatim shuma prej 35 mijë lekësh.
Ndërkohë ata që paguhen qoftë dhe një lek më tepër mbi 60 mijë lekë do të paguajnë minimalisht 6500 lekë tatim më shumë në muaj. Kjo pasi shuma e patatueshme nuk do të jetë 35 mijë lekë por 30 mijë lekë.
Kjo formulë do të përdoret për të gjithë kategoritë e pagave deri në nivelin e pagës bruto 200 mijë lekë në muaj.
Ndërkohë çdo qindarkë marrë më tepër se paga e sipërpërmendur do të tatohet me 23%.
Ndryshime në tatim ka edhe për të vetëpunësuarit.
Ato sipërmarrje me të ardhura bruto vjetore deri në 5 milion lekë në vit do të tatohen me 10% të fitimit për bizneset në fushën e tregtimit me pakicë.
Për baret dhe restorantet do të caktohet 11.2% e përfitimit, ndërsa për prodhuesit e brumit është vendosur 11% e fitimit.
Ndërsa të vetëpunësuarit në shërbime profesionale si avokatët, noterët apo konsulentët, do të tatohen me 12% të fitimit të supozuar në një vit.
Sipas projektligjit do të tatohen me 15% të vlerës së përfituar nga të ardhura të cilat do të gjenerohen nga interesat dhe honoraret, fitimet kapitale nga tjersimi i pasurisë, të ardhurat nga qiratë e pasurive të paluajtshme apo letrave me vlerë.