14.5 C
Tirana
Friday, April 26, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetFluks pacientësh në pediatri, një mjek kryen 50 vizita në ditë/ Prindër,...

Fluks pacientësh në pediatri, një mjek kryen 50 vizita në ditë/ Prindër, ja si ju vjen në ndihmë TeleShëndet

Mjekët pediatër ditët e fundit po përballen me një fluks pacientësh të vegjël që janë prekur nga virozat e stinës. Numri i vizitave ditore që kryen një mjek ka shkuar deri në 50.

Ka shumë viroza që qarkullojnë. Natyrisht është gripi, edhe viroza të tjera, interviroza, gastroentertitet që qarkullojnë. Janë me shenja temperaturë, kollë, kemi dhimbje fyti, dhimbje veshi. Ka viroza që shfaqen me të vjella ose me diarre.

Më shumë janë fëmijët e çerdheve dhe të kopshteve, por ka dhe të moshave të shkollës 9-vjeçare ose gjimnaz”, shprehet Dashuri Greço, mjeke pediatre.

Përveç virozave mes tyre ka edhe të infektuar me virusin COVID-19.

“Në përgjithësi ka rezultuar që fëmijës që i është bërë testi kanë dalë të gjithë negativ, pavarësisht se mund të kenë qenë me COVID, sepse ne bëjmë edhe analizën e gjakut ku shohim nga ndryshimet në formulën leukucitare shohim se ka qenë COVID”, shton ajo.

Specialistët këshillojnë prindërit të jenë të kujdesshëm gjatë kësaj periudhe, duke pasur nën kontroll gjendjen shëndetësore të fëmijëve.

“E mira është që prindi tre dita ta mbaj fëmijën në shtëpi. Në qoftë se është me temperaturë të përdori shurup paracetamol ose shurup brufen që është algofreni ose norofeni. Duke ardhur direkt në spital, në urgjencë, e para punës mund të marri dhe një infeksion tjetër”.

Mjekët apelojnë prindërit t’i mbajnë në shtëpi fëmijët e sëmurë në mënyrë që të mos infektojnë bashkëmoshatarët e tyre dhe të mos përhapet më shumë.

Fëmijët janë gjithçka për prindërit ndaj dhe shëndeti i tyre është prioritet mbi prioritetet.

Me gjithë këto sëmundje e viroza që na qëndrojnë mbi kokë gjatë gjithë kohës, siguria e tyre shëndetësore mbetet primare.

Kompania më e madhe e sigurimeve në Shqipëri SIGAL UNIQA Group Austria ofron mundësinë që përmes paketës “TELESHËNDET NXËNËS/STUDENTË”, të mund të keni mjekun 24 orë në celularin tuaj, për çdo problem shëndetësor që mund të ketë fëmija juaj.

Kjo paketë është hartuar enkas si një mbështetje ndaj nxënësve, studentëve dhe prindërve të tyre atëherë kur ata kanë më shumë nevojë.

Një mori shërbimesh dhe benefitesh, ku kryesorja është të pasurit me vete mjekun, kudo dhe kurdo, e bëjnë “TELESHËNDET NXËNËS/STUDENTË” unike në llojin e saj, jo vetëm për Shqipërinë.

Çfarë ofron kjo paketë?

  1. “TELESHËNDET NXËNËS/STUDENTË” ofron konsulta audio dhe video me mjekë të licensuar 24 orë të ditë, 7 ditë të javës.
  2. Ju keni gjithashtu mundësinë të ngarkoni dhe të ruani analizat
  3. Check up 1 herë në vit (shiko listen ne aplikacionin Teleshëndet)
  4. Vizitë okulisti falas
  5. Xhama syzesh me zbritje
  6. Vizitë Dentisti falas & higjenizim me zbritje 60%

Çmimi vjetor – 5,000 Lekë

Ledita Mezini, pedagoge prej 16 vitesh dhe nënë e dy fëmijëve, është një ndër klientet e para të “TeleShëndet”.

Më pëlqeu TeleShëndet nga SIGAL sepse gjatë periudhës së COVID-it ishte shumë e vështirë të aksesoja te mjeku ndërkohë që TeleShëndet më ofronte mundësinë që 24 orë të kisha mundësinë të diskutoja problemet e mia mjekun.

Jam shumë e kënaqur nga shërbimi. Disa herë që kam komunikuar me mjeket, ato kanë qenë korrekte, më kanë kthyer përgjigjet e duhura.

Unë kam zgjedhur paketën familjare të TeleShëndet, e cila më ofron mundësinë të konsultohem me mjekun jo vetëm për vete, për bashkëshortin tim por edhe për dy fëmijët e mi. Falenderoj SIGAL për këtë mundësi dhe për këtë produkt mjaft inovativ”.

Shkarkoni TANI aplikacionin Teleshëndet në celularin tuaj, iPhone ose Android, regjistrohuni në pak minuta dhe provoni falas për 24 orë këtë shërbim të mjekësisë moderne të sjellë nga SIGAL UNIQA.

Nëse mbeteni të kënaqur, mund ta blini ONLINE në www.teleshëndet.al

Për çdo pyetje apo paqartësi:

E-mail[email protected]

Whatsapp: 068 606 2829

SIGAL UNIQA GROUP AUSTRIA, JETOJMË MË MIRË SË BASHKU

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat