15.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetRritje e madhe e import-eskporteve mes dy vendeve, tregtia me Maqedoninë e...

Rritje e madhe e import-eskporteve mes dy vendeve, tregtia me Maqedoninë e Veriut në “Top 10”

Maqedonia e Veriut përbën një partner të rëndësishëm tregtar për Shqipërinë.

Shteti fqinj lindor ndodhet në listën e 6 vendeve kryesore me të cilat Shqipëria ka shkëmbime tregtare.

Sa i përket eksporteve, në 5 vitet e fundit ato kanë variuar nga 9.5 deri në 13.6 miliardë lekë në vit. Dhe sa i përket importeve, në 5 vitet e fundit ato kanë variuar nga 8.5 deri në 12.5 miliardë lekë në vit.

Raporti i eksporteve dhe importeve në vlerë, rezulton të jetë në një raport më të ngushtë nga sa ndodh me vendet e tjera me të cilat Shqipëria ka shkëmbime tregtare.

Por cila është situata e shkëmbimeve mes dy vendeve këtë vit?

Shifrat e INSTAT tregtojnë se, këtë vit Maqedonia e Veriut është një nga tre vendet me të cilat vendi ynë ka njohur rritjen më të madhe të eksporteve.

Deri më tani, këtë vit Shqipëria ka eksportuar në shtetin fqinj mallra me vlerë 12.6 miliardë lekë, duke njohur rritje me rreth 3.5 miliardë lekë më shumë se e njëjta periudhë e nje viti më parë. Ndikim në këtë rritje ka edhe inflacioni.

Ndërkohë, sa i përket importeve, këtë vit ato kanë arritur vlerën 11.9 miliardë lekë, duke njohur rritje me 2.8 miliardë lekë më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar.

Sigurimi i mallit në transport

Për të garantuar vazhdimësinë e biznesit, për të shmangur humbjet nga rreziqet dhe të papriturat e shumta e të ndryshme gjatë transportit, Sigurimi i Mallit në Transport te SIGAL UNIQA Group Austria është një domosdoshmëri.

SIGAL UNIQA ka një eksperiencë të gjatë në këtë siguracion duke ofruar mbrojtje dhe siguri, pavarësisht rrugës që zgjidhni për të transportuar mallin tuaj:

  • Tokësor
  • Ajror
  • Detar

Format e rreziqeve që mbulohen:

SIGAL UNIQA mbulon në sigurim çdo humbje apo dëmtim që vjen si pasojë e një ngjarje aksidentale.

Mbulimi A

-All Risk (të gjitha rreziqet gjatë transportit)

Në mbulimin A, mallrat sigurohen nga të gjitha rreziqet e humbjeve ose dëmeve të shkaktuara nga çdo ngjarje e papritur.

Mbulimi B

Në mbulimin B, klienti zgjedh mbulimet e rreziqeve që dëshiron të sigurojë.

Mjetet e transportit

Transport tokësor: përfshin transportin automobilistik dhe atë hekurudhor.

Transport detar: ku pranohen të gjitha llojet e anijeve që plotësojnë kushtet teknike të parashikuara Autoriteti Kombetar, nga ligjet dhe konvetat kombëtare e ndërkombëtare për transportin detar.

Transport ajror: ku pranohen kërkesat për sigurimin e mallit që transportohet me avionë të licensuar nga shoqëritë ajrore klasifikuese.

Rajoni i mbulimit

SIGAL UNIQA siguron mallra që transportohen në të gjithë botën dhe ofron asistencë të plotë nëpërmjet agjensive te UNIQA Group Austria në të gjithë Europën, duke ndjekur mallin nga nisja e deri në destinacion.

Çfarë përjashtohet:

Siguruesi, nuk do të dëmshpërblejë, humbjet apo dëmtimet, që pëson malli i siguruar gjate transportit nga:

  • Luftrat
  • Rrjedhje e zakonshme apo amortizime të mallit për nga vetë natyra e mallit
  • Pamjaftueshmëria e paketimit
  • Pavlefshmëria e mjetit të transportit
  • Grevat etj

Sa kushton?

  • Për transporte tokësore brenda Europës nga 0.10% deri në 0.44 % të shumës së siguruar.
  • Për transportet detare brenda Europës nga 0.10% deri në 0.32% të shumës së siguruar.
  • Për transportet ajrore nga 0.15% deri në 0.48% të shumës.

Periudha e sigurimit fillon nga çasti kur mallrat ngarkohen në mjetin që kryen transportin dhe deri kur të shkarkohen në vendin e parashikuar në kontratë. (port, aeroport, magazinë etj)

Për më shumë informacione:

Web: www.sigal.com.al

E-mail: [email protected]

WhatsApp: 068 606 2829

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat