0.5 C
Tirana
Saturday, November 23, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetUdhëtimet drejt Italisë, rregullat e reja/ Vaksinat që njeh shteti fqinj, ç'duhet...

Udhëtimet drejt Italisë, rregullat e reja/ Vaksinat që njeh shteti fqinj, ç’duhet të keni me vete që të shmangin karantinimin

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme ka bërë të ditur rregullat e reja për qytetarët shqiptarë që duan të udhëtojnë drejt Italisë.

Sipas MEPJ Shqipëria është në listën e vendeve D dhe për rrjedhojë duke nisur nga data 31 gusht deri në 25 tetor çdo qytetar që udhëtojnë drejt Italisë duhet të pajisjet me certifikatën e vaksinimit.

Ministria e Punëve të Jashtme raporton se Italia njeh katër lloje vaksinash, ku bie në sy fakti se vaksinat kineze nuk janë pjesë e listës.

“➡️ Çertifikatën e gjelbër Covid-19,  që vërteton vaksinimin e plotë ose një çertifikatë të ngjashme të lëshuar nga autoritetet kompetente shëndetësore vendase që deklaron përfundimin e vaksinimit;

🔴 Çertifikata mund të jetë në formë dixhitale ose e printuar;

Shteti italian njeh vaksinat e autorizuara nga EMA: Pfizer Biotech, Moderna, AstraZeneca , Jonhson & Johnson.

➡️ Test molekular PCR ose antigjenik, kryer brenda 72 orëve para nisjes.

🔴 Në rast së mospasjes së dokumentave të mësipërme, është e detyrueshme një periudhë vetëizolimi prej 5 ditësh në Itali, në adresën e treguar në Formularin e Deklarimit të Pasagjerit (PLF) dhe duhet të kryeni test në fund të periudhës 5 ditore”, thekson MEPJ.

NJOFTIMI I PLOTE

‼️ Ministria për Evropën dhe Punë e Jashtme njofton se në bazë të Dekretit më të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë në Itali,  Shqipëria vazhdon të mbetet në vendet e listës D 👉https://bit.ly/3mM8ëEY

Duke nisur nga 🗓  data 3️⃣1️⃣ gusht deri në 2️⃣5️⃣ tetor 2021, çdo qytetar që udhëton drejt Italisë duhet të paraqesë:

➡️ Çertifikatën e gjelbër Covid-19,  që vërteton vaksinimin e plotë ose një çertifikatë të ngjashme të lëshuar nga autoritetet kompetente shëndetësore vendase që deklaron përfundimin e vaksinimit;

🔴 Çertifikata mund të jetë në formë dixhitale ose e printuar;

Shteti italian njeh vaksinat e autorizuara nga EMA: Pfizer Biotech, Moderna, AstraZeneca , Jonhson & Johnson.

➡️ Test molekular PCR ose antigjenik, kryer brenda 72 orëve para nisjes;

➡️ Formularin PLF 👉  https://app.euplf.eu/

🔴 Në rast së mospasjes së dokumentave të mësipërme, është e detyrueshme një periudhë vetëizolimi prej 5 ditësh në Itali, në adresën e treguar në Formularin e Deklarimit të Pasagjerit (PLF) dhe duhet të kryeni test në fund të periudhës 5 ditore;

➡️ Nuk kërkohet një motiv për udhëtimin, si nevoja për punë ose studim, arsye shëndetësore, urgjencë absolute, kthim në shtëpi;

🔴 Fëmijët nën moshën 6 vjeç përjashtohen nga testimi molekular ose antigjen.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat