17.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetRritja e turizmit/ 9-mujori, siguracionet për udhëtimet jashtë vendit i besohen SIGAL-it

Rritja e turizmit/ 9-mujori, siguracionet për udhëtimet jashtë vendit i besohen SIGAL-it

Rritja e turizmit të shqiptarëve jashtë vendit ka ndikuar edhe në shtimin e qytetarëve që blejnë siguracionet që kërkohen për të dalë jashtë Republikës së Shqipërisë.

E njëjta gjë ka ndodhur edhe emigrantët apo të huajt që kanë hyrë në vendin tonë.

Të dhënat e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF) tregojnë se për nëntë muajt e parë të 2022, shqiptarët kanë shpenzuar 1.36 miliardë lekë ose 11.6 milionë euro për të siguruar mjetet e tyre për udhëtime jashtë vendit me produktin e detyrueshëm të “Kartonit Jeshil”, i detyrueshëm për çdo drejtues i një mjeti me targa shqiptare kur udhëton jashtë Shqipërisë.

Krahasuar me 9-mujorin e vitit të kaluar, primet e shkruara bruto për këtë produkt janë rritur me 41.3%.

Edhe në këtë produkt sigurimi, kompania SIGAL UNIQA Group Austria vijon të jetë më e besuara teksa mban vendin e parë në treg me 25%, nga 8 kompani që operojnë.

Edhe në dëmet e paguara, SIGAL UNIQA vijon kryesimin me rreth 29%.

LEXO EDHE: 3 arsyet pse siguracionin “Karton Jeshil” duhet ta merrni nga SIGAL UNIQA

Sipas INSTAT, për 9-mujorin 2022 u regjistruan gjithsej 4.39 milionë dalje të shtetasve shqiptarë jashtë kufijve të vendit. Numri i daljeve u rrit me 36.2% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Nëse turizmi dalës ka rritur të ardhurat nga “Kartoni Jeshil” edhe turizmi hyrës ka dhënë efekte pozitive në produkte të veçanta, siç është edhe siguracioni “Polica Kufitare”.

Primet e shkruara bruto nga kjo policë u rritën me 12.2% krahasuar me një vit më parë.

Si në të gjitha sigurimet motorike, edhe tek “Polica Kufitare”, SIGAL UNIQA mbetet e para, si në market-share ashtu edhe në dëme.

LEXO EDHE: Mos u shqetëso më për makinën! SIGAL UNIQA lidere edhe në tregun e Sigurimeve Motorike

Pagesat e drejtpërdrejta te klientët, çelësi i suksesit për SIGAL UNIQA-n

Çdo klient përfitues, i siguruar, i dëmtuar nga një i pasiguruar, i paidentifikuar, pa patentë, nën ndikimin e pijeve alkolike etj, paguhet drejtpërdrejtë nga SIGAL, me këtë të fundit që mund të bëjë rimbursimin e vlerës sipas ligjit, duke ju rikthyer me regres shkaktarit të dëmit.

Pagesa e drejtpërdrejtë e klientit përfitues është një formë që tregu europian i sigurimeve ka kohë që e aplikon.

Disa nga avantazhet e trajtimit të drejtpërdrejtë të dëmshpërblimit nga SIGAL UNIQA:

  • Rritet cilësia e shërbimit ndaj klientit
  • Ulet koha për dëmshpërblimin e nje klienti
  • Rritet besueshmëria ndaj tregut të sigurimeve. Aktualisht, nëse një kompani zgjat procedurat, bën vlerësime të pasakta dhe vonon në pagimin e dëmshpërblimit, atëherë kjo ndikon negativisht për të gjithë tregun e sigurimeve.
  • Nëse çdo kompani sigurimi do të trajtonte klientin e tij me shpejtësi dhe cilësi, kjo do të ndikonte në rritjen e besueshmërisë në treg dhe klientët do të ofroheshin edhe për siguracione vullnetare (shëndet apo pronë).
  • Bëhet një vlerësim më i drejtë për dëmin e shkaktuar, pasi për dëme të rëndësishme ekspertiza mund të kryhet nga ekspertë të dy kompanive (përgjegjëse dhe shkaktare).
  • Krijon kushte kushte pozitive për rritjen e tregut të sigurimeve vullnetare, duke rritur besueshmërinë ndaj tregut të sigurimeve në përgjithësi.

Të duhet një siguracion? Kliko dhe Bli Online në SIGAL

SIGAL UNIQA Group Austria, me qëllim përafrimin me kompanitë simotra në botë dhe për t’ua lehtësuar jetën klientëve të saj, ka kontribuar dhe po kontribuon shumë edhe në teknologji dhe platforma të cilat u lejojnë atyre të kenë akses më të lehtë në sigurime.

Ju ka mbaruar siguracioni i makinës? Apo po vini me pushime në Shqipëri dhe nuk doni të prisni në rradhë për Policën Kufitare? Hapni tani nga celulari ose laptopi juaj  www.sigal.com.al  dhe çdo siguracion që ju nevojitet për automjetin tuaj mund të blihet ONLINE.

Nuk ka rëndësi ku ndodheni, në shtëpi, punë, pushime, madje edhe jashtë Shqipërisë mund të blini në pak minuta çdo siguracion që ju nevojitet.

Gjithashtu, SIGAL ONLINE ju ofron mundësinë që, nëse je i siguruar tashmë, të mund të informohesh në kohë rekord se si të veprosh në rast dëmi.

Të gjitha këto lehtësira për klientët, por edhe produktet unike për tregun, bëjnë që prej më shumë se 23 vjetësh SIGAL UNIQA të jetë në krye të tregut të sigurimeve në Shqipëri.

LEXO EDHEProfesionalë, novatorë dhe të përgjegjshëm, SIGAL UNIQA mbetet në krye të tregut të sigurimeve

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat