13.5 C
Tirana
Monday, November 25, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet'14 mijë profesionistë të vetëpunësuar, tatim progresiv deri në 23%', Ibrahimaj: Do...

’14 mijë profesionistë të vetëpunësuar, tatim progresiv deri në 23%’, Ibrahimaj: Do paguajnë 17 mln euro shtesë

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Delina Ibrahimaj tha në Komisionin parlamentar të Ekonomisë se 2,5% të të ardhurave totale të parashikuara për 2023 do të arkëtohen nga paketa e re fiskale.

Të ardhurat e tjera janë parashikuar nga mirëadministrimi fiskal dhe rritja ekonomike.

Gjatë prezantimit të projektligjeve të paketës fiskale, konkretisht Ibrahimaj pohoi ndryshimet në projektligjin “Për tatimin mbi të ardhurat” që synojnë futjen në skemën e taksimit të të ardhurave personale të furnizuesve të shërbimeve si profesione të lira, vlerësohet të kontribuojë në buxhetin e shtetit me 2 miliardë lekë në vit.

Në total, sipas ministres së Financave, janë 14 mijë profesionistë të lirë të regjistruar si persona fizik të vetëpunësuar me 0 zero tatim, që do të kalojnë me tatim progresiv deri në 23%.

Janë mbi 14 mijë profesione të regjistruara me statusin e personit fizik, të cilat do të jenë subjekt i tatimit, duke ndikuar në këtë mënyrë në dekurajimin e fenomenit të kalimit nga listëpagesa me statusin e të punësuarit dhe me barrë fiskale progresive 13 % dhe 23 %, tek personi fizik i vetëpunësuar me barrë fiskale 0 %. Ndryshimet eliminojnë edhe praktikat e transferimit brenda vendit të fitimit nga personat juridikë subjekt i tatimit mbi fitimin 15 % tek personat fizikë të vetëpunësuar me shkallë tatimore 0 %, nëpërmjet faturimit të shërbimeve. Tatimi për bizneset e vogla që ushtrojnë veprimtari në fushën e tregtisë, prodhimit, transportit, artizanatit etj, të organizuara si persona fizikë tregtarë, por edhe SHPK, dhe që realizojnë xhiro deri në 14 milionë lekë do jetë 0 % deri në fund të vitit 2029”.

Ndryshimet në projektligji parashikojnë edhe rritjen e kufirit të patatueshëm të pagës nga 40 mijë lekë në 50 mijë lekë.

“Pavarësisht se ndryshimi do të reduktojë të ardhurat në buxhet për rreth 1 deri 1,2 miliardë në vit, por nga ana tjetër do rrisë të ardhurat e punëmarrësve me paga deri në 50 mijë lekë në muaj, me mbi 1 miliard lekë, çka do të thotë më shumë konsum. Nga kjo masë përfitojnë mbi 70 mijë punëmarrës, të cilët janë në grupin e pagave nga 40 në 50 mijë lekë në muaj”.

Ndryshimet në projektligjin e procedurave tatimore

Për ministren e Financave Delina Ibrahimaj ndryshimet e paraqitura në projektligj në lidhje me gjobat nuk kanë pasur qëllim ashpërsimin në tërësi të sistemit të gjobave, por bëjnë diferencimin e penalitetit për disa kategori të caktuara tatimpaguesish të mëdhenj apo përsëritësit e shkeljeve.

“Nga të dhënat e Këshillimit Kombëtar, ka rezultuar se kërkohet ashpërsimi i penaliteteve për subjektet që nuk deklarojnë punonjësit, por i punësojnë ata në të zezë, si dhe për subjektet që fshehin pagën reale që paguajnë për të punësuarit. Për këto kategori është parashikuar dyfishimi i gjobës ekzistuese”.

Projektligji sipas saj parashikon konkretisht rritjen e gjobës për tatimpaguesit e mëdhenj që kapen me mall pa faturë, i cili mund të jetë mall kontrabandë, apo mall i blerë/prodhuar në të zezë dhe i padeklaruar.

“Për këto kategori, gjoba aktuale nga 75 mijë lekë është propozuar 750 mijë lekë, por njëkohësisht është hequr detyrimi i administratës tatimore për ta kallëzuar menjëherë penalisht dhe është parashikuar, që ky kallëzim të bëhet në rast se tatimpaguesi e përsërit këtë shkelje.

Projektligji ka gjithashtu edhe rishikimin në ulje të nivelit të gjobës për mosdorëzimin në afat të deklaratës individuale vjetore të të ardhurave për individët nga 5.000 lekë që është aktualisht në 3.000 lekë, nisur kjo nga numri i lartë i deklaruesve që mund të jenë të dypunësuar”.

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat