14.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreEkonomiBritania i gëzohet kryeministrit të ri, rritje pozitive e paundit në treg

Britania i gëzohet kryeministrit të ri, rritje pozitive e paundit në treg

Ndryshimet e fundit politike në Mbretërinë e Bashkuar kanë pasur një efekt pozitiv në monedhën e paundit britanik.

Pavarësisht kësaj, raportohet se reagimi i tregut financiar ka qenë i heshtur krahasuar me trazirat financiare të javëve të fundit.

Pas luhatjeve të theksuara të kohëve të fundit, tregjet reaguan ndaj politikave të këqia, siç ishte strategjia e ish-kryeministres “45 ditore” Liz Truss, për të ndërmarrë shkurtive masive të taksave, pa shumë siguri se si do të financohej ky proces. Përmbysja e kësaj strategjie solli ujlen e yield-eve të obligacioneve, duke ulur në thelb koston e huamarrjes së qeverisë.

Kjo vështirësoi rrugën e rikuperimit të buxhetit shtetëror.

Për investitorët, politikat ekonomike të shëndosha dhe të qëndrueshme kanë më shumë rëndësi se sa personi që i vendos në funksion këto politika. Kjo është arsyeja pse edhe me një kryeministër të ri, lëvizjet e fundit të tregut tregojnë se investitorët vazhdojnë të tregohen skeptik ekonomikisht ndaj MB.

Në një kohë të shkurtër, yield-et e obligacioneve sovrane të Mbretërisë së Bashkuar janë rritur, duke rritur koston e huamarrjes së qeverisë.

Përpara ndryshimeve të fundit, Banka e Anglisë diskutohej se do të ushtronte shitjen e obligacioneve në përpjekje për të rikthyer inflacionin në rritje me 2% si objektivin e saj, duke reduktuar si rrjedhojë ofertën e parasë në qarkullim. Në terma ekonomike kjo njihet si shtërngim sasior.

Në vend të kësaj, Bankës ju desh të ndryshonte shpejt kursin e mini-buxhetit, si mënyrë për lehtësimin sasior dhe blerjen e bonove, duke premtuar se do të blinte deri në 10 miliardë paund në ditë për të trajtuar krizën lidhur me fondet e pensioneve,.

Në planin afatgjatë, problemet kryesore të Mbretërisë së Bashkuar janë rritja e ngadaltë dhe mungesa e produktivitetit. Dhe nëse qeveria e re trajton problemet aktuale duke rritur taksat dhe duke ulur shpenzimet, krahas normave më të larta të interesit nga Banka e Anglisë, do të ketë më shumë problem ekonomike.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat