14.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetNdotja akustike në Tiranë mbi normë/ 57% e makinave në qarkullim...

Ndotja akustike në Tiranë mbi normë/ 57% e makinave në qarkullim janë më të vjetra se 2005

Dita në Tiranë nis dhe mbyllet me zhurmë. Trafiku është një ndër shkaktarët kryesorë të rritjes së ndotjes akustike në vend.

Kryqëzimi i 21 Dhjetori është zona më e zhurmshme jo vetëm në Tiranë, por në të gjithë vendin. Këtu ndotja akustike gjatë ditës e tejkalon me 27% normën e BE.

Gjendja motorike e automjeteve dhe mosha e vjetër e tyre e përkeqësojnë edhe më shumë situatën. Në Shqipëri 57% e makinave në qarkullim janë më të vjetra se viti 2005.

Raporti i fundit i Agjencisë Kombëtare të Mjedisit për vitin 2021 na tregon se zhurmat mjedisore në Tiranë janë të larta, si ditën ashtu edhe natën.

Pas Tiranës, Lezha, Saranda, Fieri dhe Shkodra janë qytetet me nivelet më të larta të zhurmave ditën. Kjo sipas ekspertëve shkakton stres, pagjumësi, humbje të dëgjimit, deri në probleme në sistemin kardiovaskular.

Ndër të paktat qytete të qeta në vend rezulton Kukësi, aty zhurmat mjedisore nuk e kalojnë normën e BE.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat