21.5 C
Tirana
Thursday, May 2, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetAksident pranë Pogradecit, 5 të plagosur

Aksident pranë Pogradecit, 5 të plagosur

Një aksident ka ndodhur gjatë mesnatës në aksin rrugor Qafë Thanë-Pogradec.

Policia bën me dije se një automjet ka dalë nga rruga pranë fshatit Hudënisht dhe për pasojë 5 persona kanë mbetur të plagosur, mes të cilëve dhe 2 të mitur.

Këta të fundit janë dërguar në spitalin e Korçës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

“Sot rreth orës 01:45, në aksin rrugor Qafë Thanë-Pogradec, pranë fshatit Hudënisht, shtetasi M. B., duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.

Për pasojë janë dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe 4 pasagjerë konkretisht dy shtetaset E. S; M. S., dhe dy të mitur, të cilët aktualisht ndodhen në spitalin e Korçës, të gjithë jashtë rrezikut për jetën”, njofton Policia.

LEXO EDHEVala e aksidenteve dhe kostot në xhepat e qytetarëve/ Apel për Sigurimin e Përgjegjësisë ndaj Palëve të Treta

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat