Vendi ynë do vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike falë masave ajrore të thata me origjinë veriore.
Moti parashikohet të jetë i qëndrueshëm në të gjithë territorin, ndërkohë që nuk përjashtohet mundësia për vranësira kalimtare.
Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-5m/s, ndërsa në bregdet dhe lugina era me rrahje deri në 6-8m/s.
Temperaturat parashikohen: në zona malore 6 deri 24°C,në zona e ulëta 8 deri 29°C në zona bregdetare 12 deri 30°C.