11.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetSot Dita Botërore e Zemrës/ Qëndroni të shëndetshëm me produktet novatore të...

Sot Dita Botërore e Zemrës/ Qëndroni të shëndetshëm me produktet novatore të SIGAL

Çdo vit Organizata Botërore e Shëndetësisë në bashkëpunim me Federatën Botërore të zemrës  organizojnë Ditën Botërore të Zemrës.

Dita Botërore e Zemrës mbahet në nivel global çdo vit më 29 shtator, me qëllimin kryesor të saj ndërgjegjësimin informimin dhe edukimin e njerëzve lidhur me sëmundjet kardiovaskulare (SKV), të cilat janë shkaku kryesor i vdekjeve në të gjithë botën. Dita Botërore e Zemrës gjithashtu, synon të promovojë masa parandaluese që zvogëlojnë rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare.

Llojet e sëmundjeve kardiovaskulare përfshijnë:

I. Sëmundjet kardiovaskulare të lidhura me zemrën 

Sindroma koronare akute

Sëmundja koronare e zemrës

Sëmundja inflamatore e zemrës

Sëmundja reumatizmale e zemrës

Angina

Sëmundja kongjenitale e zemrës

Insuficienca e zemrës

Sëmundja ishemike e zemrës

Sëmundja e valvulës

Kardiomiopatia

Aritmia

II.Sëmundjet kardiovaskulare të lidhura me trurin

Sëmundja cerebrovaskulare (goditja në tru)

Goditja në tru është ekuivalente e një goditjeje në zemër, dhe është vendi ku rrjedhja e gjakut në tru është bllokuar ose ndërprerë. Pjesa e prekur e trurit është e privuar nga oksigjeni dhe ushqyesit që çojnë në vdekjen e qelizave.

Ka dy lloje goditjesh:

a.Goditja hemorragjike

b.Goditja ishemike

III. Sëmundjet kardiovaskulare të lidhura me sistemin e qarkullimit

Tromboza e venave të thella

Sëmundja e arterieve periferike

Sëmundja hipertensive e zemrës

Embolia pulmonare

Fakte nga bota

  • Sëmundjet e zemrës janë shkaku kryesor i vdekjeve në botë
  • Çdo vit, mbi 17.5 milion njerëz vdesin nga sëmundjet e zemrës, përfshirë edhe goditjen në tru.
  • Vdekshmëria globale nga këto sëmundje është 31%.
  • Vendet e zhvilluara dhe ato në zhvillim janë më të prekura nga vdekshmëria prej sëmundjeve të zemrës.
  • Parashikohet që për vitin 2030 numri i vdekjeve nga semundjet e zemrës të arrijë në 23 milionë.

Edhe në vendin tonë, në vitet e fundit ka një rritje të përvitshme të sëmundjeve të zemrës.

Sëmundjet e zemrës çdo ditë i morën jetën mesatarisht 40 personave, ndërsa vdekshmëria prej sëmundjeve kardiovaskulare llogaritet në mbi 23%.

Të paktën 80% e vdekjeve të parakohshme nga semundjet e zemrës mund të parandalohen apo shmangen, duke mbajtur nën kontroll faktorët e rrezikut të këtyre sëmundjeve siç janë përdorimi i duhanit, alkoolit, kripës, inaktiviteti fizik apo sedentarizmi, si dhe rritja e presionit të gjakut.

Çfarë ofron SIGAL UNIQA Group Austria?

SIGAL UNIQA Group Austria, kompania më e madhe e sigurimeve në vend, ofron paketa sigurimi individuale dhe familjare, të cilat ofrojnë mbulimin e ekzaminimeve shëndetësore duke filluar nga check up-i rutinë vjetor; trajtimet mjekësore në rast sëmundje si dhe shpenzimet në spitalet më të mira brenda dhe jashtë vendit.

Gjithçka nevojitet për shëndetin e ofron Karta e Shëndetit GOLD, me mbulim deri në 1 milion euro dhe mundëson ndër të tjera edhe ndërhyrjet kirurgjikale apo transplantet, ekzaminime në klinikat dhe spitalet më të mira në botë.

Me Kartën GOLD ju keni të përfshirë edhe Siguracionin “Jetë Plus“, ndërsa përfitoni falas edhe shërbimin inovativ “TeleShëndet”, i cili ju mundëson të keni mjekun 24 orë në celularin tuaj, kur të keni ju nevojë!”

Çfarë prisni atëherë?

Blini dhe ju Kartën GOLD për vete ose familjarët tuaj në çdo pikë SIGAL UNIQA në të gjithë Shqipërinë ose online përmes celularit tuaj në pak sekonda. Vetëm duke hyrë në www.sigal.com.al 

Për cdo pyetje apo paqartësishkruani në nr e WhatsApp +355 68 606 2829 ose në e-mail [email protected]

SIGAL UNIQA Group Austria, JETOJMË MË MIRË SË BASHKU

 

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat