Dollari amerikan ka regjistruar një rritje të fortë përgjatë fundjavës teksa është blerë mëngjesin e sotëm me 119.4 lekë dhe është shitur me 120.9 lekë në raport me ditën e djeshme.
Sipas kursit të këmbimit lokal edhe Franga zvicerane ka rikuperuar sërish pikë duke u forcuar përballë monedhës vendase duke u blerë këtë mëngjes me 121 lekë dhe duke u shitur me 122.2 lekë.
Paundi britanik ndërkaq ka shënuar një rënie të ndjeshme të kuotës këtë të hënë duke u blerë sot me 127.2 lekë dhe duke u shitur me 131.5 lekë në raport me javën e kaluar referuar tregut të brendshëm valutor.
Monedha europiane sakaq vijon të ruaj relativisht të njëjtat vlera këtë fillim jave në raport me javën që lamë pas pasi është blerë sot me 116.1 lekë dhe është shitur me 16.8 lekë.
Këmbimi valutor për ditën e sotme, e hënë 26 shtator, sipas Bankës së Shqipërisë:
Euro – 116.1 lekë.
Dollari amerikan – 120.9 lekë.
Paundi britanik – 127.2 lekë.
Dollari kanadez – 88.8 lekë.
Franga zvicerane – 122.2 lekë.
Jeni japonez – 0.84 lekë