11.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetNuk ndalen aksidentet në Korçë/ 12 aksidente, 5 viktima dhe 13 të...

Nuk ndalen aksidentet në Korçë/ 12 aksidente, 5 viktima dhe 13 të plagosur në 6 javë

Segmentet rrugore Korçë-Pogradec dhe ai Pogradec-Qafë Thanë, që janë pjesë e aksit nacional që lidh gjithë juglindjen e vendit me Tiranën dhe Durrësin, vijojnë të jenë ndër akset me problematike sa i takon aksidenteve një pjesë e të cilave me pasoja fatale për njerëzit.

Vetëm gjatë muajit gusht dhe dy javët e para të muajit shtator në këto segmente janë shënuar 12 aksidente me pasojë 5 persona te vdekur dhe 13 të tjerë të plagosur.

LEXO EDHE: Bilanci tragjik nga aksidentet rrugore, 3 viktima dhe 1 i plagosur brenda 4 orëve

SIGURIA RRUGORE

Shkaqet e numrit të lartë të aksidenteve rrugore në Shqipëri prej vitesh janë objekt diskutimesh dhe analizash.

Ekspertët mendojnë se në pjesë dërrmuese aksidentet janë pasojë e sjelljes së drejtuesve të mjeteve dhe shkeljes masive të rregullave të qarkullimit rrugor.

Nga analizat mujore të shkaqeve të aksidenteve të publikuara nga INSTAT, rezulton se në 85% deri në 95% të rasteve, ekspertizat e aksidenteve gjejnë fajtorë drejtuesit e mjeteve, ku përdorimi i celularit apo alkoolit dhe drogërave mbeten ndër shkaqet kryesore. Ndërsa për pjesën e mbetur shkaqet ndahen mes përdoruesve të tjerë të rrugës (këmbësorë, drejtues biçikletash, etj), mangësitë në standardet e sigurisë së rrugëve dhe apo mungesës së sinjalistikës.

ABSURDI SHQIPTAR

Vetëm në Shqipëri ndodh të dalësh me mjetin bujqësor, pa plotësuar asnjë kusht teknik dhe pa siguracion në një aks rrugor nacional dhe të mos të të ndodhë asgjë;

Vetëm në Shqipëri ka akse rrugore nacionale ku të kërkohet të ecësh me 40 km/orë kur realisht infrastruktura e lejon për 90 km/orë. Ose në disa rrugë ku është e gabuar edhe të jetë 90 km/orë pasi kanë standarde edhe për 110 km/orë;

Vetëm në Shqipëri ndodh të inagurojmë, të presim shiritat por harrojmë të plotësojmë kriteret që duhet të ketë një aks rrugor;

Vetëm në Shqipëri ndodh që të shkaktosh aksident, të bëhesh burim rreziku për jetën e të tjerëve, përfshirë dhe veten, dhe prapë të paguash të njëjtin çmim për siguracionin.

Absurditete të tilla nuk ndodhin askund tjetër në botë.

Nëse shkakton një aksident, me pasoja të rënda apo të lehta çfarëdo qoftë, duhet të paguash më shumë për siguracionin e radhës, sepse ky person ka potencial më të lartë për të shkaktuar një tjetër aksident. Dhe e gjithë kjo përkthehet me më shumë dëme financiare, me më shumë persona të lënduar apo jetë të humbura.

Sipas statistikave, 10% e drejtuesve të automjeteve në Shqipëri shkaktojnë mbi 2 aksidente në vit. Këta shkaktarë aksidentesh konsiderohen “me fat” sepse, duke përjashtuar rastet kur pësojnë dëme shëndetësore, ata nuk kanë asnjë penalitet.

Çmimi i siguracionit nuk rritet, marrin para edhe si shkaktar edhe si i dëmtuar, sepse përfitojnë nga sigurimi “Mini-kasko” apo “Kasko” me të cilin kushdo që shkakton aksident, është apo nuk është fajtor, dëmshpërblehet.

Aktualisht numërohen mbi 2 mijë shkaktarë dëmesh të pasiguruar, ku një pjesë e tyre përfiton nga dëmshpërblimi edhe pse nuk kanë siguracionin e detyrueshëm të automjetit dhe qarkullojnë në kundërshtim me ligjin në rrugët e Shqipërisë.

Kush do ti paguajë milionat e Eurove që janë të mbartura nga Byroja Shqiptare e Sigurimeve, pikërisht për shkak të këtyre individëve që nuk sigurohen dhe shkaktojnë aksidente?

Ti paguajnë qytetarët e rregullt, ata që pajisen me siguracione rregullisht dhe që nuk shkaktojnë asnjë aksident? Apo duhet forcuar ligji dhe zbatimi rigoroz i tij? Dhe kështu çdokush të paguajë aq sa meriton?!…

SIGURIMI I PËRGJEGJËSISË TË PRONARIT TË MJETIT MOTORRIK

ÇFARË DO TË THOTË SHKURTESA MTPL?

MTPL do të thotë Përgjegjësia Civile e Pronarit/përdoruesit të Mjetit Motorike për dëmët e shkaktuara palëve të treta dhe i korrespondon kontratës së sigurimit të detyrueshëm në Shqipëri për qarkullimin e mjetit motorrik.

Kjo marrëdhënie juridike rregullohet nga ligji nr. 32/2021 “Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit”.

ÇFARË MBULON SIGURIMI I DETYRUESHËM I MJETIT MOTORIK?

Sigurimi i detyrueshem i mjetit motorrik mbulon dëmet qe i shkaktohen palëve të treta gjatë përdorimit te mjetit motorrik me pasojë dëmtime të pronës, dëmtime trupore dhe përkeqësimin e shëndetit dhe humbjen e jetës. Sigurimi mbulon edhe dëmet ndaj personit dhe pronës qe mund tu shkaktohen këmbësorëve, çiklistëve dhe personave të tjetë që lëvizin në rruge, vete strukturave te rrugës dhe pasurive përreth si psh koshi i plehrave, shtyllat, dyqanet etj).

Është e rëndësishme te kuptoni se sigurimi i detyrueshëm i përgjegjësisë nuk mbulon dëmët e mallrave të cilat i ka marrë përsiper ti transportoje drejtuesi i mjetit shkaktar të aksidentit dhe që ndodhen në mjet në momentin e aksidentit.

A ËSHTË E NDALUAR TË QARKULLOJMË PA QENË TË SIGURUAR?

Mjetet motorike nuk mund të qarkullojnë në rrugë dhe vende publike, pa qenë të siguruara sipas normave të dispozitave në fuqi për përgjegjësinë civile ndaj të tretëve.

Cilido që qarkullon pa qenë i siguruar, ndëshkohet me masë administrative me gjobë si dhe është i detyruar të paguajë të gjithë dëmet e shkaktuara gjatë përdorimit te mjetit motorrik.

KUR HYN NË FUQI KONTRATA E SIGURIMIT TË DETYRUESHëM DHE VLEFSHMËRIA TERRITORIALE?

Kontrata e sigurimit hyn në fuqi duke filluar saktësisht në orën 24:00 të ditës së përcaktuar në policën e sigurimit si datë e fillimit të mbulimit, me pagesën e plotë të primit dhe nënshkrimit të kontratës midis siguruesit dhe të siguruarit, kur nuk është përcaktuar ndryshe në kontratën e sigurimit.

A MBULOHEN VETËM DËMET E NDODHURA NGA AKSIDENTET NË SHQIPËRI?

Jo vetëm në territorin e Republikës të Shqipërisë, por edhe në territorin e Republikës te Kosovës, kjo e fundit sipas marrëveshjes ndërmjet dy shteteve.

Po ashtu mbulohen dhe dëmet e ndodhura në shtetet e tjera që bëjnë pjesë në sistëmin e Kartonit Jeshil, kur mjeti motorrik shqiptar pajiset me kontratën e sigurimit “Karton Jeshil”, që është një ndër kontratat e sigurimit MTPL.

ÇFARË NUK MBULON KONTRATA E SIGURIMIT TË DETYRUESHËM MTPL?

Përjashtohen nga mbulimi ne sigurim dhe nuk kanë të drejtën e dëmshpërblimit drejtuesi i mjetit shkaktar i aksidentit për dëmet fizike dhe materiale ka pësuar ai nga aksidenti (neni 22 i ligjit nr.32/2021 “Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit”).

Të dëmtuarit përveç drejtuesit të mjetit shkaktar quhen të dëmtuar “palë të tretë” dhe mund të klasifikohen “palë të tretë të transportuar” (pasagjerët) dhe “palë të treta të patransportuar”. Vlera e dëmit mund të reduktohet nëse pala e tretë e dëmtuar provohet se është sjellë në një mënyrë që ka kontribuar në përkeqësimin e dëmit të pësuar.

NËSE NË NJË AKSIDENT KA DISA TË DËMTUAR, A MBULOHET DHE VETË I SIGURUARI?

Çdo i dëmtuar, përveç drejtuesit të mjetit shkaktar, mbulohet, dhe këtu futet dhe vetë i siguruari (pronari i mjetit) nësë ai është pasagjer dhe mjafton mos të ketë përgjegjësi në shkaktimin e aksidentit.

Po ashtu nuk mbulohen dhe të dëmtuarit që janë dëmtuar për shkak të përdorimit të një mjeti në ngjarje sportive në rrugë apo pjesë rrugësh, të palejuara për drejtim të mjetit, për arritjen e shpejtësive mesatarisht të larta ose për t’u stërvitur për gara; (neni 22 i ligjit nr.32/2021 “Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit”).

NË CILAT RASTE KONTRATA E SIGURIMIT TE DETYRUESHËM MTPL NUK MBULON TË SIGURUARIN?

Kur dëmi është shkaktuar nga një drejtues i paautorizuar i mjetit motorrik ky drejtues nuk eshtë i mbuluar nga kontrata e sigurimit për dëmët që ai shkakton të tretëve. Kjo i jep të drejtën shoqërisë të sigurimit pasi ka paguar dëmin ndaj palës të trëtë të dëmtuar ti drejtohet shkaktarit të dëmit për kthimin e shumës dëmit të paguar plus interesa e shpenzime.

E njëjta gjë ndodh, kur drejtuesi i mjetit drejton mjetin nën ndikimin e alkolit, lëndëve narkotike apo psikoaktive, në momentin e aksidentit, ka qenë pa leje drejtimi (patentë), e perdor mjetin jo sipas destinacionit të tij, e shkakton dëmin qëllimisht, aksidenti ndodh për shkak të defekteve teknike të mjetit, për të cilat drejtuesi ka qenë në dijeni.

Kujdes, humbja e të drejtave që rrjedhin nga kontrata e sigurimi MTPL kundrejt të siguruarit, nuk kufizon të drejtat e palëve të treta të dëmtuara për të paraqitur kërkesën për dëmshpërblim te siguruesi përgjegjës.

NËSE PËSON DEMTIME AKSIDENTALE NGA NJË MJET I PASIGURUAR PËRFITON DËMSHPËRBLIM?

Nëse demtoheni nga nje drejtues mjeti motorrik i pasiguruar me kontratën e sigurimit të detyrueshëm, ju perfitoni demshperblim nga Fondi i Kompensimit.

Fondi i kompensimit ka për qëllim pagesën e dëmeve ndaj pronës dhe ndaj personit, të ndodhura në territorin e Republikës së Shqipërisë për:

a) dëmet e shkaktuara nga përdorimi i mjeteve motorike të pasiguruara dhe dëmet e shkaktuara nga përdorimi i mjeteve motorike të paidentifikuara, përjashtuar rastet për të cilat i dëmtuari dëmshpërblehet drejtpërdrejt nga shoqëria e sigurimit;

b) pagesën e dëmshpërblimit ndaj pasagjerit në rastet kur pronari i një mjeti motorik në transportin publik nuk ka lidhur kontratë për sigurimin e pasagjerëve;

c) rastet e likuidimit apo falimentimit të shoqërisë së sigurimit.

CILAT JANË RASTET KUR DËMTOHEMI NGA NJË DREJTUES MJETI I PASIGURUAR DHE DËMSHPERBLEHEMI DREJTPËRDREJT NGA SHOQËRIA E SIGURIMIT?

Shoqëritë e sigurimit kryejnë funksionet e entit kompensues si sigurues i drejtpërdrejtë i palës së tretë të dëmtuar për trajtimin dhe pagesën e dëmeve ndaj pronës apo ndaj personit të ndodhura në territorin e Republikës së Shqipërisë për:

a) dëmet ndaj pronës dhe/ose personit që ndodhet në mjetin motorik të siguruar, shkaktuar nga mjeti motorik i pasiguruar, si dhe/ose personave që ndodhen në mjetin motorik të pasiguruar;

b) dëme ndaj personit që ndodhet në mjetin motorik të siguruar, shkaktuar nga mjeti motorik i paidentifikuar.

KUJT DUHET TI DREJTOHEMI ME KËRKESË PËR DËMSHPËRBLIM NË RAST AKSIDENTI?

Pala e dëmtuar ka të drejtë që të paraqesë kërkesën për dëmshpërblim te siguruesi përgjegjës i pronarit të mjetit shkaktar aksidenti. Kërkesa për dëmshpërblim mund të paraqitet me shkrim ose në rrugë elektronike.Kërkesa për dëmshpërblim përfshin dëmshpërblimin e dëmeve ndaj pronës dhe/ose ndaj personit sipas kontratës së sigurimit.

Siguruesi përgjegjës është i detyruar të trajtojë çdo kërkesë për dëmshpërblim brenda afateve të mëposhtme:

a) për dëme ndaj personit brenda 90 (nëntëdhjetë) ditëve kalendarike nga data e depozitimit të kërkesës për dëmshpërblim;

b) për dëme ndaj pronës brenda 30 (tridhjetë) ditëve kalendarike nga data e depozitimit të kërkesës për dëmshpërblim

A KEMI DETYRIM PËR TA MBAJTUR GJITHMONË ME VETE POLICËN E SIGURIMIT TE DETYRUESHËM?

Pronari/përdoruesi i mjetit të transportit gjatë përdorimit të tij është i detyruar të mbajë me vete policën e sigurimit ose ndonjë provë tjetër të lidhjes së kontratës së sigurimit të detyrueshëm, si dhe Raportin Europian të Aksidenteve.

ÇFARË ËSHTË RAPORTI EUROPIAN I AKSIDENTEVE “REA”?

Drejtuesit e mjeteve të përfshirë në një aksident rrugor, për dëmet ndaj pronës te cilet ato vlerësojnë se janë deri në shumën 30 000 (tridhjetë mijë) lekë dhe nëse bien dakord, duhet të plotësojnë, të nënshkruajnë dhe të shkëmbejnë Raportin Europian të Aksidenteve. Vetëm nëse nuk bien dakord, duhet të njoftojnë policinë dhe marrin procesverbalin e konstatimit të shkeljes nga Policia Rrugore.

Raporti i nënshkruar nga të dy drejtuesit e mjeteve nënkupton që ngjarja (aksidenti) ka ndodhur sipas rrethanave, modaliteteve dhe pasojave të pasqyruara në formular, përveç rastit kur vërtetohet ndryshe nga shoqëria e sigurimit.

Raporti i plotësuar dhe i nënshkruar i bashkëlidhet kërkesës për dëmshpërblim, e cila trajtohet dhe paguhet nga shoqëria e sigurimit brenda 14 ditëve nga kërkesa.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat